Rrugët, parqet dhe qendrat tregtare në Shkup të zbrazëta, qytetarët i respektojnë rekomandimet

Rrugë të zbrazëta, parqe dhe qendra tregtare pa njerëz - është pamja e Shkupit këtë mëngjes, pasi mbrëmë në botë coronavirusi u shpall si pandemi.
Si masë mbrojtëse, Qeveria e Maqedonisë së Veriut vendosi t'i mbyllë shkollat, kopshtet dhe universitetet, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Pas rekomandimeve të Qeverisë dhe Ministrisë së Shëndetësisë, duket se qytetarët i respektojnë dhe e kanë kufizuar lëvizjen e tyre.
Deri tani zyrtarisht në Maqedoni janë konfirmuar nëntë raste të infektimit me coronavirus, ndërsa qindra të tjerë janë në izolim, pasi kanë pasur kontakte me të infektuarit./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
12/03/2020
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals
























































