Është bërë sfidë e vërtetë vozitja e automjetet nëpër rrugën rajonale Tetovë-Jazhincë P-1203, rrugë për dalje nga pjesa veriore e qytetit drejt Kosovës ose fshatrat nga komunat Tearcë dhe Jegunoc. Secili vozitës që e kalon aksin e parë nga Tetova deri në Neproshten në gjatësi prej rreth pesë kilometrave duhet të ndalet 15 herë për t’i kaluar pengesat prej betoni të vendosura në rrugë, më të njohura si “policë të shtrirë”. Ato janë vendosur para më shumë se dhjetë viteve nga popullata lokale, në shenjë revolti për shkak të vozitjes së shpejtë dhe aksidenteve të shpeshta në komunikacion, në të cilat kanë pësuar edhe këmbësorë. Ky aks është edhe më i dëmtuari, kështu që ka disa pjesë të rrugës ku mungon asfalti, ndaj mund të shihet edhe kalldrëmi i vjetër 50 vite. Në numër të madh janë edhe vrimat për shkak të cilave drejtimi i automjetit është barazuar me manovrim për t’iu shmangur atyre dhe vozitje me shpejtësi prej më së shumti 10-20 kilometra në orë. Për shkak të pengesave dhe vrimave vozitësit duhet doemos të jenë më të kujdesshëm, prandaj edhe qarkullojnë më ngadalë, gjë që nga ana tjetër shpeshherë do të thotë krijim të kolonave të gjata dhe zhvillim të vështirë të komunikacionit, njofton AIM.
Më së shumti pengesa ka në aksin nga lagjja e fundit Drenoc në Tetovë, që është e lidhur me Porojin. Në Poroj shprehen se kanë qenë të detyruar t’i vendosin pengesat meqë 15 vite më parë në disa raste janë shkelur dhe mbytur fëmijë për shkak të vozitjes së shpejtë të vozitësve të pandërgjegjshëm.
“Ne si bashkësi lokale kemi kërkuar që të asfaltohet një aks i varrezave në Poroj deri në kazermën në Tetovë. Kjo është tani një rrugë tokësore që përdoret për të shkuar deri te arat. Nëse asfaltohet, shumë automjete do të mund të kalojnë atje dhe të zvogëlohen rrëmuja në komunikacion dhe rreziqet për këmbësorët”, deklaroi Besmir Zendeli nga bashkësia lokale në Poroj.
Pengesat në rrugë më së shumti probleme u shkaktojnë automjeteve të njësive zjarrfikëse, ndihmës së shpejtë mjekësore dhe transportuesve me autobusë. Automjetet ngadalësohen duke kaluar mbi to, ndonëse për ta është i rëndësishëm çdo sekondë për shkak të intervenimeve për të shpëtuar ndonjë jetë njeriu ose pronë.
“Për shkak të pengesave në rrugë humbet kohë e çmueshme, ato disa minuta do të thonë shumë në punën tonë, duke marrë parasysh faktin se mund të parandalojmë zjarrin. E njëjta vlen edhe për ndihmën e shpejtë, koha e humbur mund të ndikojë në atë nëse jeta e dikujt do të shpëtohet ose jo”, shprehet Uka Aliti, komandant i Njësisë Zjarrfikëse të Tetovës.
Nga ndërmarrja publike për rrugë shtetërore në pyetjen nëse është planifikuar ndonjë përtëritje ose përmirësim i rrugës P-1203 Tetovë-Jazhincë shprehen se sipas programit vjetor për vitin 2019, janë parashikuar disa aktivitete.
“Rehabilitimi i rrugës në aksin Tetovë-Poroj, janë siguruar mjete nga buxheti i Ndërmarrjes publike për rrugë shtetërore në lartësi prej 14 milionë denarëve. Në këtë aks do të fillohet me aktivitete ndërtimore në fillim të qershorit të vitit 2019, ndërsa do të përfundojë në fund të korrikut të vitit 2019. Për rindërtimin e aksit Neproshten – Përshoc janë parashikuar tetë milionë denarë, me fillim në maj të vitit 2019 dhe përfundim në qershor të vitit 2019. Për aksin nga Vratnica deri në vendkalimin Jazhincë janë parashikuar dy milionë denarë, ndërsa punimet ndërtimore duhet të zhvillohen gjatë qershorit të vitit 2019”, informojnë nga Ndërmarrja publike në kumtesën dërguar AIM-së.
Sipas Dispozitës për përcaktimin e kritereve për kategorizimin e rrugëve publike dhe shenjave të tyre të Ndërmarrjes publike për rrugë shtetërore, rruga Tetovë – Jazhincë P-1203 paraqet “rrugë rajonale të kategorisë së parë” si rrugë publike që lidhë zonat e dy ose më shumë komunave në shtet dhe është me rëndësi të posaçme për shtetin./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Limani: Komuna e Gostivarit ka filluar me realizimin e projekteve kapitale infrastrukturore

Përfundon rinumërimi i 1631 fletëvotimeve të pavlefshme nga votimi me postë

Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Gërvalla i dënoi tre redaktorët e RTK-së për një kronikë të lajmeve për Kurtin, reagon AGK-ja

Kica-Xhelili i reagon Çekut: Qëndrimet e LDK-së janë "sport i rëndë" për ju – bëjeni Qeverinë nëse jeni fitues të zgjedhjeve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Çeku i reagon Abdixhikut: Si mund të bëhesh kryeministër në një palë zgjedhje që i ke humbur, e ku fituesi është afër trefish larg teje?

Vizita e shefit të NATO-s në Kosovë, analistët: Rikonfirmim i mbështetjes dhe garancisë për stabilitetin në Ballkan

Elbert Krasniqi konfirmon se do të jetë në koalicion qeverisës me Albin Kurtin në krye

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët