LAJMI I FUNDIT:
Mitrovica 16° rain

Rruga në Sllatinë të Vushtrrisë prej 10 vitesh e pa asfaltuar, banorët ankohen – Komuna thotë se s’mund të investojë këtë vit

Rruga në Sllatinë të Vushtrrisë prej 10 vitesh e pa asfaltuar, banorët ankohen – Komuna thotë se s’mund të investojë këtë vit
Rruga e pa-asfaltuar në Sllatinë të Vushtrrisë. Foto: Blinera Mehmeti/Telegrafi

Rrugët e pa asfaltuara vazhdojnë të jenë sfidë për përditshmërinë e qytetarëve.

Një situatë e tillë është në fshatin Sllatinë të Komunës së Vushtrrisë, e cila prej një dekade është në gjendje jo të mirë, shkruan Telegrafi.

Kjo rrugë nuk ka emër dhe sipas komunës, janë në proces e sipër për ta emërtuar.


Përveç këtyre problematikave, në këtë rrugë gjithashtu është e grumbulluar një sasi e konsiderueshme e ujit.

Gjendja e rrugës. Foto: Blinera Mehmeti/Telegrafi

Banori, Hamdi Ferizi, në një prononcim për Telegrafin ka thënë se përballen me këtë problem prej 10 vitesh dhe se e kanë adresuar këtë problem tek autoritetet përkatëse, por sipas tij, deri më tani nuk kanë ofruar zgjidhje.

“Jemi 12 shtëpi e nuk intervenojnë, fjalë po a me punu jo. Komuna ka thënë që e rregullojnë por nuk janë duke e rregulluar. Jemi ne telashe dhe gajle”, ka thënë Ferizi.

Ferizi ka kërkuar nga autoritetet që “përpos fjalëve të kenë dhe vepra”.

Banori tjetër, Agon Zymberi, në një prononcim për Telegrafin ka thënë se ka kërkuar nga komuna ta rregullojnë këtë çështje, derisa ka treguar se e ka rregulluar edhe vetë disa herë.

“E kam rregulluar edhe vetë, 3-4 herë e kam shtruar zhavor”, ka thënë Zymberi.

Sipas banorit, janë rreth 120 metra të kësaj rruge që aktualisht janë të pa-asfaltuara.

“Janë diku 120 metra rrugë, kjo rruge të qetë në magjistrale, është tokë e shtetit, kjo rrugë ka ekzistuar prej që e mbajë në mend unë, është rrugë e shtruar me gurë”, është shprehur banori.

Qytetarja tjetër, Selvete Smajli, për Telegrafin ka thënë se ka një fëmijë me nevoja të veçanta dhe rruga e pa-asfaltuar po i’a vështirëson jetën sociale atij.

Gjendja e rrugës. Foto: Blinera Mehmeti/Telegrafi

“Unë e kam djalin me nevoja të veçanta. Shikone këtë rrugë, unë nëpër oborr të fqinjve duhet me hy për me dërgu djalin në Qendër, sepse djalin nuk mund ta lë mbyllur”, ka thënë Smajli.

Ajo ka thënë se kanë parashtruar disa herë ankesa tek komuna por sipas saj, nuk është ndërmarrë asgjë deri më tani, transmeton Telegrafi.

Lidhur me këtë, drejtori për Shërbime Publike në Komunën e Vushtrrisë, Benjamin Shala, në një prononcim për Telegrafin ka thënë se kjo nuk është e vetmja rrugë që nuk është e rregulluar.

“Saktësisht për këtë lagje nuk e di a kam ndonjë kërkesë zyrtare nga banorët…Ne bëjmë zgjidhje vetëm kur kemi mundësi buxhetore se nuk është që kryhet me llafe, fjalë apo zotime”, ka thënë Shala.

Shala ka thënë se gjatë këtij viti kanë pasur vështirësi në aspektin buxhetor.

“Ne e kemi pasë edhe këtë vit shumë të rëndë sa i përket aspektit buxhetor, për shkak se kontratat kolektive na kanë dëmtuar afro 6 milion euro prej fillimit të vitit deri më tash. Ka shumë projekte që kanë mbetë në gjysmë për shkak se përmbaruesi ka bllokuar llogaritë dhe i ka tërhequr parat nga investimet kapitale”, ka theksuar ai.

Ndërsa, zyrtari për menaxhim të projekteve në Komunën e Vushtrrisë, Nexhat Merovci në një prononcim për Telegrafin ka thënë se aktualisht nuk kanë asnjë plan konkret për të investuar.

“Për këtë rrugë diçka konkrete nuk kam, tashmë për momentin nuk kemi ndonjë plan”, ka thënë Merovci.

Ai ka thënë se kanë miratuar disa projekte por sipas tij, nuk kanë mundësi t’i ekzekutojnë për shkak të buxhetit.

Më tej, Merovci është shprehur se gjatë këtij viti nuk kanë mundësi të intervenojnë në asfaltimin e kësaj rruge.

“Një numër të madh të projekteve i kemi miratuar, por nuk mund t’i ekzekutojmë sivjet shkaku i buxhetit sepse kontrata kolektive na i ka zvogëluar. Nuk kemi mundësi sivjet me intervenu për asfaltimin e kësaj rruge”, ka shtuar zyrtari për menaxhim të projekteve në Komunën e Vushtrrisë. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
SHBA dhe Ukraina darkordohen për armëpushim 30-ditor, reagon për herë të parë Kremlini

SHBA dhe Ukraina darkordohen për armëpushim 30-ditor, reagon për herë të parë Kremlini

Evropa
Qeveria miraton nismën për marrëveshje në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së

Qeveria miraton nismën për marrëveshje në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së

Lajme
“Është goli më i mirë që kam shënuar për Barcelonën”, Lamine Yamal flet pas ‘veprës artistike’

“Është goli më i mirë që kam shënuar për Barcelonën”, Lamine Yamal flet pas ‘veprës artistike’

Liga e Kampionëve
Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Liga e Kampionëve
Deklarata e papritur e Olës për Gjestin: Çka të kisha bërë me thupër more djalë

Deklarata e papritur e Olës për Gjestin: Çka të kisha bërë me thupër more djalë

Magazina
Van Dijk te PSG? Imazhet në Anfield me Al Khelaifi dhe Luis Campos ndezin thashethemet

Van Dijk te PSG? Imazhet në Anfield me Al Khelaifi dhe Luis Campos ndezin thashethemet

Ndërkombëtare
Kalo në kategori