Me vendim të ministrit Lekaj, hapet për qarkullim rruga nacionale N2, segmenti Prishtinë-Hani i Elezit
Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, ka marrë vendim për lejimin e qarkullimit rrugor për automjete në rrugën nacionale Kaçanik-Hani i Elezit, në të cilën ishte ndaluar qarkullimi si pasojë e rrezikut të madh nga rrëshqitjet e mëdha të dheut dhe gurëve.
Pas ndërhyrjes në sanim të dëmit dhe evitim të rrezikut, nën mbikëqyrjen direkte të ministrit Pal Lekaj me bashkëpunëtorë, kjo rrugë është lëshuar sot për qarkullim rrugor.
“Është bërë sanimi i kësaj rruge, e që është me rëndësi të veçantë për lidhjet e korridoreve dhe unë e falënderoi zotin Riyadh dhe bashkëpunëtorët që në kohë rekorde dhe më të shkurtë të mundshme e kanë sanuar gjendjen, për të cilën ne kemi menduar se nuk mund të sanohet për disa muaj, prandaj sot duhet t’i gëzohemi kësaj pune, sepse qytetarët tanë kanë patur vështirësi, transportuesit e mallrave kanë pasur vështirësi dhe ne e kemi bërë më të mirën të mundshme”, tha ai.
Lekaj tregoi se bllokimi ishte bërë për shkak të rrezikimit të jetës së qytetarëve.
“Sot në afatin më të shkurtë të mundshëm po e lëshojmë në qarkullim këtë rrugë, prandaj duhet t’i gëzohemi të gjithë. Ne po punojmë çdo kund nëpër Kosovë dhe jemi afër qytetarëve dhe në shërbim të vendit. Mund të them që kompania në fjalë ka treguar seriozitet jo vetëm në këtë punë, por edhe në të gjitha punët që i ka kryer në Kosovë dhe duhet të jemi krenar që kemi zgjedhur një kompani të tillë që me të vërtetë i ka kryer punët ashtu siç duhet”, tha ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, me rastin e hapjes për qarkullim të kësaj rruge, shkruan Telegrafi.
Ndërkaq drejtori i projektit nga kompania “Bechtel & Enka”, Riyadh Alkhazjari, tha se ndihet i lumtur që ai me bashkëpunëtorët e tij kanë bërë të mundur që kjo rrugë të hapet në afat sa më të shkurtë, me përkrahjen edhe të ministrit Pal Lekaj.
Ai ka pohuar se dëmet janë sanuar dhe se janë bërë punime cilësore si në mënjanimin e dheut dhe gurëve që kishin rrëshqitur, ashtu edhe në asfaltimin e shtresës së re të asfaltit përgjatë pjesës që kishte rrëshqitur. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Certifikohen 46 auditorë energjetik

Për nder të 17 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Horizon School organizoi një program kulturor e artistik, i realizuar me përkushtim nga nxënësit dhe stafi i shkollës

Investimi i ëndrrave tuaja – Jetesa luksoze në Holiday In 2

Certifikohen 46 auditorë energjetik

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Kombino frutat e ngrira me pijen Juss dhe impresiono miqtë!

Çmimi i arit arrin nivelin më të lartë të të gjitha kohërave

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Detaje të reja nga KQZ: Vetëm në tri komuna kanë mbetur votat pa u numëruar

Kandidatja për deputete nga Lista për Familje: E votova veten por nuk më figuron, ka manipulime

Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

“Kamera në hotele për t’i shantazhuar politikanët”, gazetari Panduri tregon detaje se çka zbuloi AKI-ja për spiunët e BIA-s serbe

Limaj, vetë i treti do t'i bashkëngjitej koalicionit qeverisës