Puna për projektin e rrugës së Lumit të Vlorës, një segment jetik për gjithë qarkun, po ecën me ritme të shpejta.
Ditën e premte përfundon hedhja e shtresës së parë të asfaltit në Lotin I të kësaj rruge, atë që ka nisur në bypass-in e Vlorës e vazhdon në Peshkëpi për të përfunduar në Gjorm.
Në këtë pjesë të parë të kësaj rruge, punimet kanë nisur në fund të marsit të këtij viti dhe aktualisht janë realizuar 85% të punimeve, ndërkohë që shiriti i përfundimit parashikohet të pritet vetëm pak muaj më pas, në shkurt të 2019.
Rikonstruksioni i kësaj rruge, cili përfshin edhe rindërtimin nga e para të shumë pjesëve të një segmenti që më shumë se rrugë ka qenë gjurmë e vjetër e asaj që ka ekzistuar dikur, parashikohet të ketë një impakt të jashtëzakonshëm për gjithë qarkun e Vlorës, për banorët, por edhe për zhvillimin e turizmit.
Qëllimi i këtij investimi madhor (i financuar nga Fondi Kuvajtian, Fondi Saudit për Zhvillim dhe Qeveria Shqiptare) është realizimi i një lidhjeje përfundimtare dhe jo thjesht mes fshatrave të Vlorës, por edhe mes Vlorës dhe Himarës duke i krijuar mundësi edhe banorëve të Tepelenës apo edhe turistëve që vijnë nga ana tjetër e Shqipërisë, nga Gjirokastra dhe Tepelena për të pasur akses më të shpejtë në bregdet, transmeton atsh.
Bëhet fjalë për më shumë se 90 km rrugë, një lidhje tjetër paralele me bregdetin e Shqipërisë, krejtësisht e re që do t’i japë Vlorës një hapësirë të re në funksion të turizmit e gjithashtu edhe një impakt të qëndrueshëm e jetëgjatë në sektorët e bujqësisë dhe blektorisë duke mundësuar dalje direkte dhe të shpejtë të produkteve në tregun vendas, por edhe atë të huaj për eksport.
Segmenti i parë ku po kryhet asfaltimi ka një gjatësi prej 23,2 km. Segmenti i dytë është 27,1 km dhe shtrihet nga Ura e Gjormit-Brataj-Ura e Laskos, ndërsa segmenti i tretë prej 23,7 km vazhdon nga Ura e Laskos-Qeparo & Ura e Laskos-Kuç.
Këto dy segmente janë aktualisht në procedurat e tenderimit nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe parashikohet që kontratat punimeve të lidhen në muajin dhjetor 2018. Segmenti i fundit i rrugës është ai Peshkëpi-Selenicë-Kryq. Levan-Tepelenë me gjatësi 16,4 km për të cilin Fondi Shqiptar i Zhvillimit është në fazën e tenderimit të supervizionit.
Punimet parashikohet të fillojnë në verën e vitin 2018. Projekti i rikonstruksionit të rrugës së Lumit të Vlorës përfshin punimet civile për rikonstruksionin e rrugës, ndërtimin e veprave të artit, elementëve të sigurisë dhe të ndriçimit, vendkalimet e këmbësorëve përgjatë rrugës si dhe sinjalistikë horizontale dhe vertikale.
Të gjitha qendrat e fshatrave përgjatë rrugës së Lumit të Vlorës, do të trajtohen si zona urbane me trotuare, ndriçim, gjelbërim. Ndërkohë që specialistët e Fondit Shqiptar të Zhvillimit po merren me procedurat e prokurimit për lotet II dhe III të projektit të Rikonstruksionit të rrugës së Lumit të Vlorës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri – patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker