LAJMI I FUNDIT:

Rruga e Kombit nga 1 shtatori edhe me një taksë tjetër, ministri Lekaj nuk e konfirmon

Rruga e Kombit nga 1 shtatori edhe me një taksë tjetër, ministri Lekaj nuk e konfirmon

Përveç taksës së vendosur prej kohësh, përdoruesve të Rrugës së Kombit do t’iu duhet të përballen me taksën shtesë për mjetet e tonazhit të rëndë.

Siç raportojnë mediet në Shqipëri, mësohet se nga data 01 shtator në tollin e pagesës së Rrugës së Kombit do të vendoset edhe peshorja për automjetet e tonazhit të rëndë.

Të njëjtat burime thonë se në këtë linjë të rëndësishme rrugore, do të vendoset taksë shtesë për mjetet që kalojnë limitet e peshës së përcaktuar detaje për të cilën pritet të zbardhen në vijim.


Por ministri në detyrë i Transportit, Pal Lekaj, për Telegrafin ka thënë se nuk janë të informuar për këtë.

“Ne si palë kosovare nuk jemi të informuar se do të ndodhë diçka e tillë”, tha Lekaj.

Shqipëria nga Rruga e Kombit për çdo vit do të përfitojë miliona euro (Video)
Lexo po ashtu Shqipëria nga Rruga e Kombit për çdo vit do të përfitojë miliona euro (Video)

Kujtojmë se me 15 prill të 2018-së, Qeveria e Shqipërisë kishte marr vendim që për çdo kalim të Rrugës së Kombit të paguhet taksë. /Telegrafi/