Ministria e Shëndetësisë nuk ka ndonjë datë të saktë se kur mund të arrijnë në Kosovë vaksinat Pfizer/BioNTech dhe AstraZeneca, edhe pse ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, kishte paralajmëruar se ardhja e tyre mund të pritet në shkurt.
Kryetari i Federatës së Shëndetësisë së Kosovës, Blerim Syla, thotë se Kosova është vonuar jashtëzakonisht shumë në sigurimin e vaksinës kundër coronavirusit. Sipas tij, autoritetet shëndetësore janë përqendruar vetëm te vaksina nga programi COVAX, që është donacion, pa bërë përpjekje serioze për sigurimin e vaksinave nga kompani tjera farmaceutike.
Vaksinën e AstraZenecas dhe Oxfordit kundër coronavirusit, Kosova pritet ta marrë falas përmes programit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, COVAX, që ka për qëllim të shpërndajë vaksina në vende të varfra.
Kosova pret të marrë nga COVAX-i rreth 100.800 doza të kësaj vaksine
Koalicioni për Inovacionet e Përgatitjes Epidemike (CEPI), Aleanca për Vaksina (GAVI), dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), si bashkudhëheqëse të programit ndërkombëtar COVAX, ka njoftuar se planifikon të nisë dërgesën e parë në muajin mars. Por, disa dërgesa do të bëhen edhe në fund të muajit shkurt, tek ato shtete që i kanë plotësuar kriteret.
Një nga kriteret është që pjesëmarrësit duhet të kenë dhënë autorizimin për vaksinën në fjalë, thuhet në një njoftim të këtij koalicioni.
Por, zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë nuk ka dhënë ndonjë informacion për këtë çështje.
Në një përgjigje të kësaj ministrie, thuhet se dozat e para nga COVAX-i në Kosovë do të dorëzohen përmes UNICEF-it (Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijë).
“Kjo organizatë ka bërë të ditur se këtyre ditëve shtetet përfituese nga COVAX-i do të marrin informata nga kjo kompani në lidhje me hapat e ardhshëm dhe kornizën kohore të alokimit të vaksinës”, thuhet në përgjigjen e ministrisë.
As për vaksinën e Pfizer-it, autoritetet shëndetësore në Kosovë “nuk kanë ndonjë konfirmim nga kompania për datën kur mund të alokojnë vaksinën në Kosovë”.
Ministria e Shëndetësisë, në fillim të muajit janar, pati njoftuar se ka marrë konfirmim nga kompania amerikane, Pfizer, për sigurimin e 535,000 vaksinave kundër coronavirusit.
Kompania amerikane, Pfizer, nuk e ka konfirmuar marrëveshjen me Qeverinë në detyrë të Kosovës.
Syla: Procesi zgjedhor mund të shtyjë ardhjen e vaksinave
Për sigurimin e kësaj vaksine, Blerim Syla, shpreh shqetësimin se Kosova mund të vonohet, për shkak të zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare që janë mbajtur më 14 shkurt në Kosovë.
Ai thotë se nuk ka informacione nëse Ministria e Shëndetësisë ka filluar procedurat për sigurimin e vaksinës.
“Ky hendek normalisht se do të shtyjë edhe për disa muaj arritjen e vaksinave eventuale në Kosovë. Të jem korrekt, nëse ministri në detyrë i Shëndetësisë, i ka lënë procedurat ligjore dhe ka kontratë, atëherë normalisht se ministri i ri do të fillojë në mënyrë kontinuitive. Por, nëse nuk kemi kontratë valide, atëherë ministri i ri detyrohet t’i përgatisë procedurat. Dhe, kjo natyrisht se merr kohë”, thekson Syla.
Kush do të vaksinohet në fillim?
Kosova ka përgatitur Planin e imunizimit kundër COVID-19 në detaje, thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Shëndetësisë. Në këtë plan përfshihet plani i shpërndarjes – është trajnuar personeli që merret me vaksinim, janë përforcuar kapacitetet e zinxhirit të ftohtë të ruajtjes dhe janë në dispozicion ekipet e vaksinimit dhe logjistika përcjellëse për krejt këtë proces.
“Vaksinimi do të bëhet në nivel qendror dhe lokal. Të parët do të vaksinohen personeli shëndetësor, të moshuarit mbi 80 vjeç, personat e vendosur në shtëpitë e të moshuarve, punëtorët socialë si dhe personat me sëmundje kronike”, thuhet në përgjigje.
Ndryshe, që nga muaji mars i vitit të kaluar, kur në Kosovë u paraqitën rastet e para të të prekurve me coronavirus, numri total i të infektuarve ka arritur në 65.350, i viktimave në 1.558, ndërsa i të shëruarve në 56.974.
Aktualisht, raste aktive me coronavirus në Kosovë janë 6.818.
Vaksinimi në Ballkan
Ndryshe nga Kosova, në disa shtete të rajonit, tashmë ka filluar procesi i vaksinimit kundër COVID 19.
Në Shqipëri, vaksinimi ka filluar më 11 janar me doza të vaksinës nga kompania farmaceutike amerikane, Pfizer. Më 16 shkurt, Shqipëria morri edhe 7,020 doza të Pfizer-it.
Në Maqedoninë e Veriut, të mërkurën më 17 shkurt ka nisur vaksinimi kundër COVID-19 i punonjësve shëndetësorë, me vaksinat e dhuruara nga Qeveria e Serbisë.
Serbia, ndërkaq, ka vaksinuar mbi një milion njerëz. Ky shtet në fund të muajit dhjetor ka nisur vaksinimin e popullatës së saj kundër coronavirusit, duke përdorur vaksinën e kompanive Pfizer/BioNTech, e pastaj edhe vaksinën ruse Sputnik V dhe atë kineze, SinoPharm.
Të mërkurën, më 17 janar në Mal të Zi ka mbërritur kontingjenti i parë me vaksina kundër coronavirusit, të cilat janë dhuratë nga Serbia.
Në fund të dhjetorit, Serbia shpërndau vaksina në veri të Kosovës, ku jeton popullata me shumicë serbe.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Janevska: MASH konstatoi parregullsi të shumta në “Universitetin e Merkos”
Kontributi i FSK-së në Ukrainë: Gjeneral Jashari dhe zëvendëskomandanti i NATO-s në Napoli diskutojnë mbështetjen dhe trajnimet
Zhduket një pushkë automatike në SP në Karposh të Shkupit, kallëzim penal për një police
Gjykata Speciale, ish-mjeku i KFOR-it: Raporti për ngjarjen në ish-godinën e MUP-it në Prizren, nuk sjell përfundim që kryerësit e krimit ishin shqiptarë
Serbia shpall dy shqiptarë non-grata, tregojnë arsyen përse janë ndaluar nga autoritet serbe
Vrasja në “Kobra City”, babai i të ndjerit thotë se kur shkoi në spital e kuptoi se i kishte vdekur djali
Gripi po e kalon pragun epidemik, IKSHPK apel qytetarëve që të vaksinohen
KPM jep sqarime mbi zgjedhjen e kryetarit të ri: Procesi ka qenë transparent dhe në përputhje me rregullat e institucionit
Policia në kërkim të një personi në Gjakovë, dyshohet se kreu vjedhje në një xhami
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Nuk ndalen ofendimet brenda BBVA: 'Komplet familjen atij' – Jozi shan rëndë Gjestin
Kualifikohen 18 skuadra, Man City rrezikon seriozisht eliminimin - situata para ndeshjeve të fundit
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë
Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump zbulon se është mbështetës i gjigantit të Ligës Premier
Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar