LAJMI I FUNDIT:

‘Rruga e Arbërit’ nis fushatën elektorale

‘Rruga e Arbërit’ nis fushatën elektorale

Disa ditë më parë, kryeministri Edi Rama ftonte të gjithë dibranët që t’i bashkoheshin në Peshkopi këtë të dielë për të qenë të pranishëm në ceremoninë e nisjes së punimeve për ndërtimin e “Rrugës së Arbërit”.

Përmes rrjeteve sociale, kryeministri ua kujtoi sërish dibranëve dhe shqiptarëve me urimin tradicional të “Mirmëngjesit” në rrjetet sociale.

“Dibra që duam sot hap një faqe të re që do ta shkruajmë së bashku, me një vepër të madhe publike, një rrugë moderne me standarde europiane e vepra arti, e cila do ta bëjë Dibrën pjesë të metropolit shqiptar të së nesërmes dhe tê sjellë punësim e zhvillim ekonomik e social të qëndrueshëm, pas shumë dekadash izolim”, thotë ai, përcjell TCH.


Thuajse dy orë më vonë, po përmes rrjeteve sociale dhe ERTV-së ai nis transmetimin e ceremonisë për fillimin e punimeve, nën moton “Rruga e Arbërit, Premtim i mbajtur”.

Thirrjes për pjesëmarrje në shesh me këtë rast i ishin përgjigjur një pjesë e dibranëve me flamuj shqiptarë në duar, duke e shndërruar atë që duhet të ishte një ceremonia e thjeshtë përuruese e nisjes së punimeve në një aktivitet elektoral të mirëfilltë, kur duhet një vit nga mbajtja e zgjedhjeve vendore në vend. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Lajme
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Lajme
Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Lajme
Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Lajme
Qeveria e Kosovës merr vendim që t’i paguaj 6.74 milionë euro kompanisë së Behgjet Pacollit për ‘Hotel Grand’

Qeveria e Kosovës merr vendim që t’i paguaj 6.74 milionë euro kompanisë së Behgjet Pacollit për ‘Hotel Grand’

Lajme
Kalo në kategori