Tahir Hani: “Sot kisha takim me Mile Janakievskin dhe i bisedova problemet që janë në Ministrinë e Transportit. Ai nuk ka gatishmëri për avancime aspak. E dyta nuk çon llogari në aspektin e formimit të komisioneve dhe përfaqësim të drejtë e treta në aspektin e projekteve të ndryshme që janë në sferën tonë, nga programi i BDI-së janë në nivelin më të ulët të mundshëm. Projektin që ju e keni promovuar Tetovë-Prizren në çdo tubim është hekur nga rendi ditës. Për tre milion denarë është hequr nga rendi i ditës”.
Ali Ahmeti: “Bëni me shkrim dhe ja drejton Musa Xhaferit që ai të kërkon të futet në rend dite në Qeveri pozita dhe bashkëpunimi në Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve”.
Ky është vetëm një nga projektet infrastrukturore për të cilat opinioni e mësoi përse dhe në ç’formë u bllokua dhe s’u realizua.
Një tjetër projekt i parealizuar ka mbet edhe autostrada 13 kilometërshe Shkup-Bllacë, të cilin BDI në disa cikle zgjedhore e premtoi, por s’e bëri.
Njëri prej hartuesve të platformës 20-20 të BDI-së, Nurhan Izairi e pranon se partia nuk ia doli t’i bëjë të gjitha projektet nga fushatat zgjedhore, por fajin e sheh tjetërkund.
“BDI në platformën e vet si projekte infrastrukturore urgjente dhe imediate që i ka janë autostrada Shkup-Hani Elezit, pastaj pjesa e autostradës që përfshinë Gostivarin me Kërçovën dhe gjithashtu pjesa e mbetur e autostradës deri në Strugë. Këto janë projekte infrastrukturore që kanë qenë të parapara edhe mandatin e mëparshëm! Por, siç e dini, për shumë rrethana tjera nuk arritën të realizohen ndërsa shpresat e mia janë të mëdha që kjo qeveri reformuese do t’i ketë parasysh këto projekte që janë me rëndësi jetike për popullatën shqiptare”, tha Nurhan Izairi, nga BDI.
Se me këtë koalicion punët do të shkojnë ndryshe, e thotë edhe ministri i ri Goran Sugarevski.
Por edhe ky, sikur pararendësi i tij, nuk jep kohë se kur do të bëhen projektet e partnerit shqiptar në qeveri.
“Absolutisht bëhet fjalë për projekte të cilat janë të parapara në programin qeveritar dhe gjithçka që është e paraparë maksimalisht do të angazhohemi dhe do të mundohemi ato projekte të jenë të realizuara në afat sa më të shpejtë të mundshëm në pajtueshmëri me afatet e parapara. Ashtu që nuk kam dilemë në pjesën që ka të bëj me infrastrukturën por edhe me të gjitha problemet që paraqiten që janë një grumbull në autostrada do të mundohemi të gjejmë zgjidhje se si ata të tejkalohen”, tha Goran Sugarevski, Ministër i Transportit dhe Lidhjeve.
13 kilometra autostradë nga Shkupi deri në kufi me Kosovën në Bllacë, e kërkojnë me ngulm edhe komuniteti i biznesit, meqë eksportojnë më së shumti në tregun kosovar.
Në anën tjetër të kufirit, pala kosovare ka lëshuar në qarkullim 20 kilometrat e para të autostradës për Shkup, ndërsa për pak javë pritet të lëshohet edhe një segment tjetër.
Sugarevski tha se një ekipë është duke bërë vlerësimin e gjendjes së autostradave, dhe punës që po kryhen në ato në ndërtim e sipër.
Ditë më parë, kompania greke AKTOR që po ndërton autostradën Demir Kapi-Smokvicë është dënuar me 50 milionë euro për shkak të shpëlarjes së parave me tenderin për këtë projekt.
Për autostradën e dëshiruar, që lidh Shkupin me Prishtinën,
Për realizimin e këtyre projekteve zotohet ministri i ri i Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugarevski i cili tha se gjatë mandatit të tij nuk do të ketë qasje selektive dhe se do të përpiqet që në të gjitha projektet të ketë përfaqësim të drejtë.
Sipas tij të gjitha projektet e parapara nga programi qeveritar dhe nga programet e partive të koalicionit do të realizohen në afatin e paraparë.
Kërçovë-Ohër autostrada
Shkup-Prishtinë
Llojan-Miratoc kufiri
Theksoi se janë duke mbledhur raporte për gjendjen e tërësishme për të gjitha autostradat, me qëllim që siç thotë të ndërmarrin masa për të tejkaluar problemet që ndodhen në to.
Realizimin e shpejtë të projekteve infrastrukturore e ka kërkuar edhe komuniteti i biznesit.
OEMVP vazhdimisht ka bërë thirrje për ndërtimin e autostradës që lidh Shkupin me Prishtinën, pasi që kompanitë e Maqedonisë për shkak të ngecjes së madhe në qarkullimin e mallrave po e humbin tregun e Kosovës.
Nga ana tjetër e kufirit, autoritetet e Kosovës, me ritëm të shpejtë po zhvillojnë ndërtimet e autostradës Prishtinë – Bllacë.
Ata, në tetor të vitit 2015-të përuruan segmentin e parë të autostradës “Arbën Xhaferi“, që lidh kryeqytetin e Kosovës me atë të Maqedonisë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Ndërpritet pragu i alarmimit në Strumicë
Sulmohen me kaçavidë dy persona në Deçan, dy të dyshuar dërgohen në mbajtje dhe një tjetër arratiset
Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik
Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep
Si krijohen gurët në dhëmbë dhe a “rrallohen” dhëmbët pas pastrimit te stomatologu?
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Për 24 orë raportohen dy vdekje, njëri në Prishtinë dhe tjetri në Podujevë - rastet po hetohen
Zyrtari amerikan, Richard Verma pritet në takim nga presidentja Osmani
Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025