Rrufeja “përplasi për tokë” pesë studentë – pamje të tmerrit të shkaktuar nga moti në një kampus universitar në Indi

Një video rrëqethëse thuhet se tregon momentin kur një goditje rrufeje bëri që pesë studentë të përplasen përtokë në një kampus universitar.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, incidenti tronditës ndodhi gjatë një rrebeshi të papritur shiu në Universitetin Teerthanker Mahaveer në Uttar Pradesh të Indisë.
Të kapura nga CCTV, pamjet tregojnë studentët të grumbulluar nën një pemë brenda ambienteve të kampusit kur një rrufe tronditi tokën nën këmbët e tyre.
Ndikimi ishte aq i jashtëzakonshëm sa i gjithë grupi “u shtang”, me disa që qëndruan të palëvizur për disa sekonda, ndërsa njëri prej tyre u përpoq menjëherë për të thirrur për ndihmë.
Ndërsa studentët e rrëzuar nuk reaguan, bashkëmoshatarët e tyre nxituan t'i kontrollonin.
Të pesë studentët u shtruan menjëherë në spital për vlerësim dhe kujdes mjekësor. Autoritetet njoftuan se dy prej tyre janë në gjendje kritike për jetën, ndërsa tre të tjerët tani janë duke u shëruar. /Telegrafi/










































