Rrufeja godet verandën e shtëpisë, shikoni si i shpëtojnë vdekjes babai me dy fëmijët (Foto/Video)

Një video interesante është regjistruar nga kamera amatore, që shfaq momentin kur rrufeja godet verandën e një shtëpie, derisa anëtarët e familjes po shkarkonin nga bagazhi i veturës gjësendet e ndryshme që i kishin blerë gjatë një udhëtimi.
Në video mund të shihen dy fëmijë, ku më i vogli po lagej në shi derisa tjetri po qëndronte i ulur në karrige pranë verandës së shtëpisë, transmeton Telegrafi.
Disa sekonda më vonë shfaqet një dritë e madhe e bardhë, ku më pas babai që po shkarkonte gjërat bie në tokë pa vetëdije.
Por në ato momente del edhe nëna e tyre, e cila vrapon për të ndihmuar babanë e tyre që humb vetëdijen për disa sekonda.
Fatmirësisht askush nuk është lënduar, në momentin kur rrufeja godet verandën e shtëpisë. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
16/08/2016
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate




















































