LAJMI I FUNDIT:

Rrufeja godet aeroplanin (Video)

Rrufeja godet aeroplanin (Video)

Një peripeci të frikshme kanë kaluar pasagjerët e një aeroplani të kompanisë “British Airways”, me destinancion nga Londra drejt ishullit grek Skiathos.

Ngjarja, që është publikuar për arsye sigurie vetëm 24 orë më pas nga gazeta lokale “Tachidromos” ,  ka ndodhur në mesditën e së hënës, pak çaste para uljes së tij në aeroportin e ishullit që ndodhej në qendër të zonës së motit të keq, kur një rrufe ka goditur aeroplanin me 45 pasagjerë.

Nga ndriçimi dhe zhurma në momentin e tronditjes ata dhe ekuipazhi kanë kuptuar se aeroplani është goditur nga rrufeja.


Me gjakftohtësi, piloti ka filluar të analizojë gjithë sistemet e avionit nëse funksiononin apo jo dhe pasi ka komunikuar me kullën e kontrollit ka vendosur që të mos ulet në aeroportin e ishullit, por tek ai i Athinës.

Pak çaste më vonë dhe pasi kishte lajmëruar edhe pasagjerët për ngjarjen dhe për ndryshimin e destinacionit, aeroplani është ulur pa problem në aeroportin “Eleftherios Venizellos” të kryeqytetit grek, transmeton tch.

“British Airways” është kujdesur më pas që pasagjerët të fluturojnë drejt ishullit grek me një aeroplan tjetër, pasi aeroplani në fjalë kishte pësuar dëme të cilat kërkonin seanca të gjata riparimi dhe inspektime nga specialistët.

Në trend Botë

Më shumë
Goditja e parë e administratës Trump për Kroacinë - i refuzohet hyrja në një organizatë të rëndësishme

Goditja e parë e administratës Trump për Kroacinë - i refuzohet hyrja në një organizatë të rëndësishme

Kroacia
Zelensky thotë se

Zelensky thotë se "fundi i luftës është shumë, shumë larg" – vjen reagimi i Trump

Botë

"Kostumin e vesh kur të përfundojë lufta" - si po e pasqyron Zelensky, luftën dhe realitetin në Ukrainë përmes veshjeve

Botë

"Çizmet në tokë dhe aeroplanët në ajër" - plani katër pikësh i Britanisë së Madhe për të garantuar paqen në Ukrainë

Botë
Trump thotë se nuk mendon se marrëveshja e Ukrainës për mineralet “ka vdekur”

Trump thotë se nuk mendon se marrëveshja e Ukrainës për mineralet “ka vdekur”

Botë
Pamje që tregojnë ngjarjen – një i vdekur dhe tre të plagosur nga një sulm me thikë në një stacion autobusi në Haifa të Izraelit

Pamje që tregojnë ngjarjen – një i vdekur dhe tre të plagosur nga një sulm me thikë në një stacion autobusi në Haifa të Izraelit

Botë
Kalo në kategori