LAJMI I FUNDIT:

Pas shoqërimit në polici, lirohet Rron Gjinovci

Pas shoqërimit në polici, lirohet Rron Gjinovci

E plotësuar- Aktivisti Rron Gjinovci pas shoqërimit në polici është liruar, pasi siç thuhet në një njoftim të ORCA-s, është konstatuar se aktiviteti i sotëm nuk kishte elemente të veprës penale.

“Ju njoftojmë se aktivisti Rron Gjinovci u lirua nga stacioni i policisë pasi u konstatua nga prokurori kujdestar se aktiviteti i sotëm nuk kishe elemente të asnjë vepre penale. Atij iu shqiptua vërejtje verbale për mosrespektim të procedurave për lajmërimin e aktivitetit. Vlen të theksohet se kjo po ndodh për herë të parë në përvojën tonë të gjatë të organizimit të aktiviteteve të ngjashme protesutese. ORCA dyshon se kjo është e motivuar politikisht nga Qeveria aktuale dhe Ministri i Brendshëm Agim Veliu, të cilët po mbrojnë kolegun e tyre plagjiator Ministrin e Arsimit Ramë Likaj.

ORCA falënderon avokaten Rina Kika e cila ishte prezente përgjatë shoqërimit të Gjinovcit si dhe Togerin Eshref Beqiri i cili u tregu tejet profesional në ekzekutimin e detyrave të tij”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/



Rron Gjinovci shoqërohet në polici

Aktivisti Rron Gjinovci përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se sot është shoqëruar në polici.

Arsyet e arrestimit, sipas Gjinovcit është ekspozimi i plagjiaturave të ministri Ramë Likaj, transmeton Telegrafi.

“Qytetarë, sapo u shoqërova në stacionin policor Qendra për shkak të ekspozimit të plagjiaturave të ministrit Ramë Likaj. Kjo nuk ka ndodhur asnjëherë më parë. Kjo po ndodh kur ministër i Brendshëm është Agim Veliu i qeverisë jolegjitime Hoti. P.S. Jam mirë, i shoqëruar nga avokatja Rina Kika”, ka shkruar Gjinovci në Facebook. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Siguri
Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Lajme
Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Lajme
“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

Lajme
Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Lajme
Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Lajme
Kalo në kategori