Në afërsi të Novo Sellës në drejtim të Strazhës, është rrotulluar një kamion me cisternë për çfarë komunikacioni është bllokuar në të dy kahet. Si pasojë, është krijuar kolonë e gjatë me automjete në drejtimin Kërçovë – Gostivar, dhe anasjelltas.

Sipas informacioneve të para nga policia, kamioni i llojit “Mercedes” që e ka drejtuar 46 vjeçari I.Gj. nga Shkupi, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, duke rënë bashkë me cisternën.


Nga aksidenti i cili mendohet të ketë ndodhur rreth orës 14 e 30 minuta, nuk ka të lënduar, kurse në vendngjarje hetim kryen policia e Gostivarit.

151021787 1536952546500757 8103969299866982594 o

151067943 1536952536500758 8851211980840579874 o