Nga trikotazhi i butë dhe palltot e ngrohta deri te fustanet elegante dhe rrobat trendi, dimri me rroba Mango kurrë nuk është dukur më i mirë.

Modelet elegante të dukjes klasike i kanë zbukuruar ngjyrat e zjarrta, mostrat luksoze dhe detajet, ndërsa trendët e siluetave i ka qetësuar paleta e ngjyrave neutrale.


Ndër pjesët e veshjeve të shkëlqyeshme dhe shtojcave të modës, të cilat brendi spanjoll i ka përgatitur për sezonin e ri, disa modele nga raftet i ka zhvendosur drejtpërdrejt në listën e bestsellerëve, transmeton Telegrafi.

mango bestselleri 34

Bestsellerët e dimrit të Mangos, mu si edhe gjithë koleksionin dimëror, i zbukuron bashkimi i siluetave klasike dhe i detajeve trendi.

Në qendër të vëmendjes, natyrisht, janë gjendur palltot pa të cilat asnjë gardërobë dimërore nuk është e plotë.

mango bestselleri 35

Nga modelet trendi siç janë palltot e ngrohta 'teddy' dhe gëzofët nga lëkura artificiale deri te palltot e gjata elegante, palltot e Mangos kanë ofruar pelerina të përsosura dimërore për çdo kombinim dhe me meritë kanë marrë statusin bestseller.

Me palltot, pjesë të pashmangshme e gardërobës dimërore janë edhe çizmet. Modelet ngjyrë të zezë si zgjedhje më e gjithanshme shpejt kanë zënë vend në koleksionin e ri.

Edhe pse çizmet më të dëshiruara Mango i ka ngjyrosur thjesht me ngjyrë të zezë, modelet trendi dhe materialet siç janë çizmet të gjata mbi gjunjë dhe të kadifenjta i kanë sjellë dukje të re, të freskët.

mango bestselleri 27

Me dy pjesë të pashmangshme nga çdo dollap dimëror, midis bestsellerëve të Mangos nga koleksioni i ri dimëror janë fustanet elegante dhe të gjithanshme, pjesë me nuanca të ngjyrës së kuqe, modelet e thjeshta traper dhe pantallona afariste dhe disa detaje të modës të cilat bash çdo veshje dimërore e bëjnë të veçantë.

Nëse jeni duke kërkuar pjesë rrobash me ndihmën e të cilave do të krijoni gardërobë të përsosur për sezonin e dimrit, për ju kemi ndarë tridhjetë modelet më të bukura dhe më të dëshiruara të Mangos me të cilat do të jeni të kënaqura.

mango bestselleri 3

mango bestselleri 5

mango bestselleri 6

mango bestselleri 8

mango bestselleri 9

mango bestselleri 10

mango bestselleri 11

mango bestselleri 12

mango bestselleri 15

mango bestselleri 16

mango bestselleri 17

mango bestselleri 19

mango bestselleri 21

mango bestselleri 24

mango bestselleri 26

mango bestselleri 29

mango bestselleri 33

mango bestselleri 36

mango bestselleri 40

/Telegrafi/