Drejtor i rrjetit në kompaninë KEDS Mehmet Koc, ka thënë gjatë një interviste për Telegrafin e moti i ligë ka shkaktuar shumë prishje. “Stuhia ka dëmtuar rrjetin kryesisht duke thyer shtylla dhe duke këputur përçues. Shumica e shtyllave ishin prej druri dhe disa nga ato të vjetra të betonit”, tha ai.
Telegrafi: Cilat ishin dëmet e shkaktuara gjatë vikendit në rrjetin elektrik?
Koc: Siç e kemi parë, gjatë fundjavës kemi pasur një mot shumë të keq i cili ka shkaktuar shumë prishje në mbarë Kosovën. Por ajo që dua të theksoj para së gjithash është se nuk kemi pasur ndonjë incident ku të jetë lënduar dikush. Dihet se prishjet në rrjet elektrik dhe sanimi i tyre në mot me shi është shumë i rrezikshëm prandaj dua t’i falënderoj qytetarët që kanë qenë të kujdesshëm si dhe stafin e KEDS i cili ka bërë një punë të pashoq për të siguruar pikë së pari që qytetarët të jenë të sigurt. Stuhia ka dëmtuar rrjetin kryesisht duke thyer shtylla dhe duke këputur përçues. Shumica e shtyllave ishin prej druri dhe disa nga ato të vjetra të betonit.
Telegrafi: Si arriti KEDS të sanojë këto dëme dhe kur pritet sanimi i plotë?
Koc: Ne caktojmë ekipin prishjeve dhe mirëmbajtjes, prej të cilëve më shumë se 500 punëtorë kanë punuar në terren të shtunën dhe të dielën. Ne po ashtu caktojmë kontraktorë të logjistikës dhe ofrojmë ndihmë edhe me ekipet e tyre. Mos të harrojmë se këtë fundjavë ka mbretëruar një mot shumë i keq që nuk është normale dhe ka shkaktuar prishje të ndryshme në sistemin e rrjetit të distribucionit dhe dëme të tjera. Por në planifikimet tona ne marrim parasysh edhe kushtet atmosferike dhe në këtë mënyrë, për një kohë shumë të shkurtër, KEDS ka arritur të angazhoje të gjitha ekipet e nevojshme.
Telegrafi: Cilat janë vendet më të prekura?
Koc: Vendet më të prekura ishin Peja me rrethinë, pastaj Gjakova dhe Mitrovica të cilat edhe zakonisht njihen për erëra të forta duke pasur parasysh pozitën e tyre gjeografike. Por një gjendje e rëndë ka qenë edhe në qytete të tjera si Prizreni,Prishtina, Ferizaj dhe Gjilani. Shiu i pandërprerë e ka vështirësuar edhe më shumë gjendjen.
Telegrafi: Sa është KEDS i përgatitur për këto situate emergjente?
Koc: Ne kemi 535 punëtorë që reagojnë në rast të prishjeve, dhe 123 punëtorë të mirëmbajtjes. Por në raste të tilla emergjente ne po ashtu mund të caktojmë punëtorë të departamenteve tjera si ekipin e leximit të orëve, etj. Përveç këtyre punëtorëve të rregullt në raste të tilla angazhojmë edhe kontraktues, gjë që kemi bërë gjatë kësaj fundjave.
Telegrafi: Numri i prishjeve ka qenë i madh. A ka ndodhur kjo si pasojë e rrjetit të vjetër dhe a priten investime në të ardhmen, në mënyrë që të kemi më pak dëme për shkak të motit?
Koc: Kjo stuhi në përgjithësi dëmtoi vendet me rrjet të vjetër elektrik, rrjet ky 40-50 vjeçar ndërkohë që material që përdoret për rrjete elektrike ka një jetëgjatësi përafërsisht 20-25 vjet. Në vendet ku ne kemi bërë investime nuk ka pasur dëme të shkaktuara. Ky është edhe një shembull i rëndësisë së investimeve për të cilat ne kemi marrë zotime dhe të cilat po i ndërmarrim vit pas viti. Në Kosovë duke pasur parasysh rrjetin kaq të vjetërsuar investimet duhet të ndodhin gjithandej. Ne jemi duke i ndërmarrë këto investime në bazë të një plani, ku nuk shkaktojmë ndërprerje të gjata dhe duke prekur vendet me më prioritet. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTop 5 benefitet e pabesueshme pse nënat shtatzënë duhet të konsumojnë vezë REA-s
Origjina e emrit 'Hotdog' dhe shija Halal
Rifillo udhëtimin tënd të shëndetit me zbritje ekskluzive në Nea Body Center
Banorët e Hajvalisë, mbi një milion euro borxhe shërbimeve të ujësjellësit dhe kanalizimit
Ekonomia e Kosovës: Shumë premtime, pak përparime
Eksperienca e blerjes që dallon - Emona Center më i liri në treg!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Trump dëshiron të "pastrojë" Gazën - ja çfarë mund të thotë kjo për Lindjen e Mesme
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti 'gjeneral të vetëshpallur', Haradinaj i përgjigjet Donika Gërvallës
Pas gjithë debateve dhe diskutimeve, Gjesti e Egli shkëmbejnë puthje dhe përqafime
Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj
U raportua se do të sillen 100 mijë palestinezë në Shqipëri, reagon Rama