LAJMI I FUNDIT:

Rrjeti i Grave: Ngacmimi seksual formë e përhapur e diskriminimit në Kosovë

Rrjeti i Grave: Ngacmimi seksual formë e përhapur e diskriminimit në Kosovë
Ilustrim

Një raport i publikuar të enjten nga Rrjeti i Grave të Kosovës, vë në pah se ngacmimi seksual është ndër format më të përhapura të diskriminimit me bazë gjinore në vendin e punës.

Adelina Tërshani, nga ky rrjet, tha gjatë paraqitjes së raportit “Diskriminimi me bazë gjinore dhe punësimi në Kosovë”, se në bazë të të dhënave të këtij hulumtimi shqetësuese është shkalla e ulët e raportimit të kësaj dukurie.

“E lartë është përqindja e grave me 41 për qind dhe 35 për qind burra të cilët kanë menduar se këtë problem duhet ta trajtojnë vet. Përgjigje të tjera që kanë dhënë të anketuarit , janë edhe ta zëmë turpi që ndjejnë për të raportuar një formë të tillë të ngacmimit por edhe frika e humbjes së vendit të punës”, tha ajo.


Sipas këtij hulumtimi gjatë vitit 2021, 23 për qind e grave dhe 12 për qind e burrave kanë përjetuar diskriminim të çfarëdo lloji për shkak të gjinisë. Sidoqoftë, del se gratë kanë dy herë më shumë gjasa të përjetojnë këtë formë të diskriminimit sesa burrat.

Zonja Tërshani tha se format e tjera të diskriminit gjinor lidhen edhe me punësimin, pagat, ngritjet në detyrë dhe pushimet vjetore.

“Përafërsisht një në katër gra të anketuara që kanë marrë pjesë nëpër intervista pune, kanë besuar se nuk e kanë fituar vendin e punës për shkak të gjinisë. Gratë gjithashtu përballen me më shumë pyetje lidhur me gjendjen e tyre martesore, fëmijët, apo planet e tyre lidhur me këto dy gjëra”, tha zonja Tërshani.

AnnaCarin Platon, nga zyra e Bashkimit Evropian në Prishtinë, tha se pabarazia gjinore në Kosovë është thelluar viteve të fundit.

“Në vitet e kaluara patëm edhe faktorë të jashtëm, siç ishte COVID-19, tani kemi edhe pasojat ekonomike të agresionit rus në Ukrainë, të cilat kanë ndikuar te gratë dhe fatkeqësisht do të ndikojnë edhe më tutje në kushtet e punës së grave. Pandemia ka rënduar shkeljet në vende të punës dhe kjo ka prekur posaçërisht gratë”, tha ajo.

Avokati i Popullit, Naim Qelaj, tha se në zyrën e këtij institucioni gjatë vitit 2021 janë paraqitur 138 ankesa për diskriminim gjinor në vendin e punës.

“Bazuar në ankesat e parashtruara del se gratë janë në pozitë më të pafavorshme se burrat në fushën e punësimit dhe zhvillimit të karrierës. Diskriminimi gjinor është i pranishëm si në sektorin publik edhe në atë privat”, tha zoti Qelaj.

Agim Millaku nga Inspektorati i Punës, tha se sfidë në ndjekjen e këtyre shkeljeve në vendin e punës janë mundësitë e kufizuara të këtij institucioni. Numri i inspektorëve sipas tij ka rënë nga vitit në vit, nga 50 inspektorë sa ishin dikur, tani punojnë vetëm 33.

“Kapacitetet e Inspektoratit të Punës për momentin i kemi shumë të mangëta, si në kuptimin e organizimit administrativ por edhe në numrin e inspektorëve të punës, por pse të mos e pranojmë edhe në ngritjen e cilësisë së ushtrimit të mbikqyrjes së zbatimit të dispozitave ligjore”, tha ai.

Organizatat për mbrojtjen e të drejtave të grave thonë se në Kosovë, pabarazia gjinore është pjesë e kulturës së përgjithshme dhe se vendi ende është larg arritjes së mundësive të barabarta për gratë dhe burrat qoftë në punësim apo në përfaqësim të tyre në pozita vendimmarrëse./VOA

Në trend Lajme

Më shumë

"Një copë bukë, gjithmonë me buzëqeshje", mediumi italian shkruan për shqiptarin nga Malisheva që humbi jetën në aksident trafiku

Kronika e Zezë

"Kurti nuk do të jetë më kryeministër”, Haradinaj: Qeverinë ta udhëheqim me rotacion, nga një vit AAK, PDK dhe LDK

Politikë
Drejtoresha e arsimit ndalon përdorimin e doracakut për edukim seksual në shkollat e Prishtinës

Drejtoresha e arsimit ndalon përdorimin e doracakut për edukim seksual në shkollat e Prishtinës

Arsim
Shala: Ushtrimi fushor “Ujku i Çeliktë” dëshmoi bashkëveprimin e njësive të FSK-së

Shala: Ushtrimi fushor “Ujku i Çeliktë” dëshmoi bashkëveprimin e njësive të FSK-së

Siguri
Dëshmitari thotë se forcat serbe armatimin e kishin lënë tek shtëpia e Aksiqit, të akuzuarit për krime lufte

Dëshmitari thotë se forcat serbe armatimin e kishin lënë tek shtëpia e Aksiqit, të akuzuarit për krime lufte

Drejtësi
Vrasja e trefishtë në Gllogjan, bashkëshortja e njërit të akuzuar: Më ka thënë se ka qenë në shtëpi

Vrasja e trefishtë në Gllogjan, bashkëshortja e njërit të akuzuar: Më ka thënë se ka qenë në shtëpi

Drejtësi
Kalo në kategori