LAJMI I FUNDIT:

Rrjedhin pamjet e BMW X3 një ditë para datës së caktuar (Foto)

Rrjedhin pamjet e BMW X3 një ditë para datës së caktuar (Foto)

Prodhuesi gjerman BMW, kishte bërë të ditur se do t’i publikojë pamjet e modelit X3 tërësisht të ri më 26 qershor.

Mirëpo, dikush nga punonjësit nuk ka qenë i kujdesshëm dhe i ka publikuar pamjet në një forum, të cilat më pas janë shpërndarë në internet, transmeton Telegrafi.

Krahasuar me makinat SUV të kësaj linje, shihet se është më i lartë dhe i gjerë, ndërsa linjat janë shumë më të ashpra.


E tëra që dihet është se ky X3 lansohet në fillim të vitit që vjen, ndërsa shpejtësinë nga zero deri në 100 kilometra në orë do t’i arrijë për 4.8-sekonda. /Telegrafi/