LAJMI I FUNDIT:

Rrjedhin disa specifika rreth Samsung S24 Ultra

Rrjedhin disa specifika rreth Samsung S24 Ultra

Çdo informator vazhdon të jap informata të ndryshme kur bëhet fjalë për Samsung Galaxy S24 Ultra dhe ky telefon është ende disa muaj larg. Më i fundit është Yogesh Brar, i cili postoi një listë të specifikave kryesore që vërtetojnë raportet e mëparshme për telefonin kryesor të Samsung-ut.

Ultra pritet të ndjekë shembullin e Apple në përdorimin e një kornize titani. Kjo nuk do të ketë një ndikim të madh në peshë, në fakt, modeli i ri pritet të jetë 1 gram më i lehtë në 233 gram. Sigurisht që ky është një ndryshim nga alumini në titan.

Kemi dëgjuar lajme se Exynos po kthehet, por duket se është një gjë e Galaxy S24/S24+ – S24 Ultra pritet të përdorë ekskluzivisht Snapdragon 8 Gen 3, raporton GSM Arena, përcjell Telegrafi.


Ekrani do të jetë një panel 6.8” LTPO AMOLED me rezolucion QHD+. Mund të kalojë në një dizajn të sheshtë dhe raportohet të jetë super i ndritshëm me një ndriçim maksimal prej 2200 nits. Megjithatë, kornizat do të jenë të trasha. Do të ketë përmirësime të mëdha në kamerën e pasme, duke përfshirë një sensor të ri prej 200MP.

Kamera do të vazhdojë të jetë në madhësi 1/1.3 inç, por do të shfaqë fokusim automatik të përmirësuar. Për më tepër, kamera 3x telefoto do të marrë një sensor të ri 50MP. Kamera ultra e gjerë 12MP dhe kamera selfie 12MP nuk do të përmirësohen.

Moduli i periskopit do të qëndrojë në sensorin e tij prej 10MP. Gjithashtu, duket se thashethemet për karikimin 65 W nuk do të jenë të sakta dhe se Ultra e re do të qëndrojë me baterinë e vjetër me kapacitet prej 5,000mAh me karikim me kabllo prej 45W. /Telegrafi/