LAJMI I FUNDIT:

Rrjedh afati për dorëzimin e padive në Gjykatën Administrative

Rrjedh afati për dorëzimin e padive në Gjykatën Administrative

Rrjedh afati për parashtrimin e padive në Gjykatën Administrative pasi Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve unanimisht i hodhi poshtë të gjitha 2.142 ankesat e parashtruara nga partitë për zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

KSHZ duhet t’i dorëzojë vendimet partive politike dhe pastaj të fillojë të rrjedhë afati 24 orësh për parashtrimin e padive, pas së cilës Gjykata Administrative ka 60 orë të vendos. Deri mbrëmë nuk ka arritur asnjë ankesë nga partitë.

“Jemi të gatshëm të marrim padi nga përfaqësuesit e autorizuar të listave të kandidatëve për deputetë gjatë ditës së sotme ose nesër, por deri më tani nuk janë parashtruar padi”, tha mbrëmë kryetari i Gjykatës Administrative, Burim Sejdini.


Ai gjatë pjesëmarrjes në Top Tema, shfaqi shpresën se nuk do të vijë deri te bllokimi i gjykatës, sepse janë ndërmarrë të gjitha aktivitetet dhe masat që gjykata të funksionojnë me tërë kapacitetin e saj.

“Është hedhur short në këshillat për vendosje pas zgjedhjeve, kështu që, jemi të bindur që Gjykata Administrative do të arrijë në kohë t’i kryej detyrat e saj ligjore, e ajo është të sjell vendime për paditë e parashtruara dhe të kemi rezultate përfundimtare zyrtare pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të vitit 2020”, tha Sejdini.

Përsëriti se po bëhen përpjekje të organizohet edhe gjykata të veprojmë në mënyrë sa më efikase që mundet.

“Për herë të parë, Gjykata Administrative, siç janë paralajmërimet, do të përballet me këtë numër padish. Aktualisht, të gjithë bashkëpunëtorët profesionistë, të gjithë gjyqtarët janë në dispozicion, ne jemi duke bërë simulime të duhura për të siguruar që ne të vendosim në kohën e duhur brenda 60 orësh pas pranimit të padive”, tha Sejdini.

Jemi të bindur, shtoi ai se vendit tonë i nevojitet sa më shpejtë të arrijë deri te rezultatet përfundimtare zyrtare që të mundet përfundimisht të funksionojë pushteti legjislativ.

Pas vendimit të Gjykatës Administrative dhe marrjes së vendimeve të mundshme nga Gjykata Kushtetuese për mbrojtjen e së drejtës së votës, KSHZ, në përputhje me ligjin, Komisioni do të shpall rezultatet përfundimtare zyrtare të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. KSHZ më pas do të lëshojë vërtetime për deputetët e zgjedhur. Afati i fundit për mbajtjen e seancës konstitutive të Kuvendit është 4 gushti.

Padi në Gjykatën Administrative paralajmëruan partitë politike OBRM-PDUKM, koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, E Majta dhe Integra.

Në trend Lajme

Më shumë
Tensione në gjykimin në Hagë, komandant Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

Tensione në gjykimin në Hagë, komandant Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

Lajme
​Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

​Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

Lajme
“Edhe po të vritem nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzoj t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

“Edhe po të vritem nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzoj t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

Drejtësi
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
​Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

​Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

Lajme
“Kam gjetur parregullsi në këtë gjykatë”, komandant Hoxha nis dëshminë në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

“Kam gjetur parregullsi në këtë gjykatë”, komandant Hoxha nis dëshminë në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Kalo në kategori