Në kuadër të Forcës së Sigurisë së Kosovës janë edhe 274 pjesëtare femra, të cilat mbajnë të veshur uniformën dhe përballen me sfidat dhe situatat e veçanta që kërkon misioni i kësaj force.
Interesimi i grave për t’u bërë pjesë e Forcës së Sigurisë së Kosovës ka shënuar rritje gjatë viteve të fundit.
Halime Morina, shefe e Njësisë për të Drejtat e Njeriut dhe Barazisë Gjinore në Ministrinë për Forcën e Sigurisë së Kosovës, në një deklaratë për Radion Evropa e Lirë tha se që nga viti 2009 deri në vitin 2015, FSK-ja ka vazhduar me procesin e rekrutimit, me ç’rast në vitin 2018 është vërejtur një rritje e interesimit nga ana e grave për 3 për qind për t’iu bashkuar FSK-së.
“Në vitin 2015 është përmbyllur fushata e rekrutimit për pjesëtaret aktive në Forcën e Sigurisë së Kosovës, bazuar në statistikat e departamentit të personelit në Ministrinë e Forcës së Sigurisë së Kosovës nga viti 2009 deri në vitin 2018, numri i grave dhe vajzave është rritur dukshëm nga 3 për qind sa ishte në vitin 2009, në rreth 9% në vitin 2018”, tha Halimi.
Sipas Halimit, gratë që shërbejnë në FSK mbajnë grada të ndryshme, por më e larta është grada gjeneral brigade.
“Gjithsej numri i grave dhe vajzave në Ministri të Forcës dhe Sigurisë së Kosovës është 274 ose shprehur në përqindje, rreth 9.67 për qind. Ndërsa numri i grave në uniformë është 221, prej tyre 13 kadete dhe pjesëtare të komponentes rezervë të FSK-së. Ndërsa kur flasim për grada, grada më e lartë është gjeneral brigade. Ushtaraket në FSK mbajnë pozita të rëndësishme në nivel komandues, si komandant i komandës së doktrinës dhe stërvitjes, komandant kompanie, komandant togu e tjera. Numri i oficereve femra është 22 ose 6.21 për qind në kuadër të numrit të përgjithshëm të oficereve në FSK”, tha Halimi.
Ndërsa, Rudinë Jakupi, hulumtuese nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë, tha për Radion Evropa e Lirë se përfaqësimi i grave në Forcën e Sigurisë së Kosovës është në nivel të mirë, por sipas saj, ende duhet të punohet që gratë të cilat shërbejnë në FSK, të kenë ngritje të karrierës.
“Unë mendoj që përfaqësimi i grave në sektorin e sigurisë, konkretisht në FSK, është në nivel të kënaqshëm. Deri tash, sa unë kam informata, pjesëmarrja e grave në FSK është diku rreth 8 për qind. Megjithatë, edhe pse mendoj që kjo përqindje është në një nivel të kënaqshëm, gjithmonë ka hapësirë për përmirësim dhe mendoj që një fokus shumë më i madh duhet të jepet tek pika e ngritjes së grave në karrierë, do të thotë brenda FSK-së duhet të përkushtohen pak më shumë dhe t’u japin pak më shumë vëmendje krijimit të mekanizmave edhe pse jo edhe diskriminim pozitiv në mënyrë që gratë ta kenë pak më të arritshme ngritjen në karrierë edhe ngritjen nëpër grada brenda forcës”, tha Jakupi.
Sipas Jakupit, për gratë që zgjedhin të punojnë në këtë sektor të sigurisë duhet të krijohen mekanizma dhe kushte që ato të akomodohen sa më mirë aty.
“Duhet të krijohen mekanizma dhe kushte që gratë të mos ndjehen të pasigurta brenda vendit të punës së tyre dhe ato të ndjehen të sigurta në disa nivele operative përbrenda FSK-së këtu duke i përfshirë edhe trajnimet fizike”, tha ajo.
Ministria për Forcën e Sigurisë së Kosovës për çdo vit rekruton edhe kadetë të rinj për qendrën e studimeve universitare të FSK-së, me ç’rast këtë vit nga 31 gra sa kanë konkurruar janë përzgjedhur katër.
Forca e Sigurisë së Kosovës është në fazën finale të tranzicionit. Pritet që gjatë muajit dhjetor, kjo Forcë të fitojë kapacitete shtesë, që i japin asaj një mandat gradual drejt shndërrimit në ushtri të Kosovës. /REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![Siljanovska-Davkova: Anëtarët e Këshillit Gjyqësor të japin dorëheqje, shumica prej tyre nuk i plotësojnë kushtet](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/11/Siljanovska-e1733837303674-380x233.png)
Siljanovska-Davkova: Anëtarët e Këshillit Gjyqësor të japin dorëheqje, shumica prej tyre nuk i plotësojnë kushtet
![Vonesa në numërimin e votave, KQZ kritikohet për dështim dhe shkelje ligjore](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Zgjedhjet-2-380x233.jpg)
Vonesa në numërimin e votave, KQZ kritikohet për dështim dhe shkelje ligjore
![Vrasja e Martin Canit, prokuroria mbyll hetimet dhe çon për gjykim Mario Përlleshajn](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Mario-Perlleshi-380x233.jpg)
Vrasja e Martin Canit, prokuroria mbyll hetimet dhe çon për gjykim Mario Përlleshajn
![“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476557130_10232717841882449_7288129094962218818_n-780x439.jpg)
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma
![Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Zgjedhjet_shkurt-780x439.jpg)
Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime
![Shefja e Misionit të BE-së: Deklaratat e Grenell ishin ndërhyrje në zgjedhjet në Kosovë, pushteti pati gjuhë negative](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Nathalie-1-780x439.png)
Shefja e Misionit të BE-së: Deklaratat e Grenell ishin ndërhyrje në zgjedhjet në Kosovë, pushteti pati gjuhë negative
![KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kqzddddd-780x439.png)
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave
![Pse qytetarët po heqin dorë nga shtetësia e Kosovës?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2016/07/Pasaportat-e-kosoves-780x439.jpg)
Pse qytetarët po heqin dorë nga shtetësia e Kosovës?
![Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/rama-perplas-tavolinen-780x439.gif)
Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-780x439.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-92-780x439.jpg)
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
![Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/imer-mushkolaj-780x439.jpg)
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
![Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ylli-hoxha-780x439.jpg)
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
![Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fushata-subjektet-1-780x439.jpg)
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht