LAJMI I FUNDIT:

Rritja e rasteve me coronavirus, MSH dhe IKSHPK u bëjnë thirrje qytetarëve që të vaksinohen

Rritja e rasteve me coronavirus, MSH dhe IKSHPK u bëjnë thirrje qytetarëve që të vaksinohen

Numri i të infektuarve me coronavirus është rritur në dy ditët e fundit, ndërkaq Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në vazhdimësi i bëjnë thirrje qytetarëve që të vaksinohen.

Aktualisht, në vend në total numri i rasteve aktive është 250.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 13.867 doza të vaksinës kundër COVID-19, ndërkaq prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 388.073 doza të vaksinës.


Deri më sot 124.226 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

MSH dhe IKSHPK një ditë më parë u kanë bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen.

MSh thekson se vaksinimi është e vetmja mënyrë për t’u mbrojtur nga varianti Delta i COVID-19 i cili mund të përhapet më lehtë se variantet tjera.

“Varianti Delta i COVID-19 mund të përhapet më lehtë sesa variantet tjera që qarkullojnë mes njerëzve, duke rritur kështu numrin e rasteve, shkallën e hospitalizimit dhe të vdekjeve, veçanërisht midis individëve jo të vaksinuar plotësisht”, thuhet në njoftimin e MSh-së.

Ministria ka theksuar se të dhënat tregojnë qartë se marrja e të dy dozave të vaksinimit ul ndjeshëm rrezikun nga simptomat e rënda të sëmundjes dhe vdekjes.

“Nëse jeni mbi 18 vjeç, shfrytëzojeni mundësinë për t’u vaksinuar duke u regjistruar në https://ekosova.rks-gov.net/për të mbrojtur kështu vetën dhe njerëzit më të dashur”, thuhet në njoftim.

Edhe IKSHPK ka ftuar qytetarët që të vaksinohen. Instituti thekson se vaksinimi është metoda më e mirë, më e lirë dhe me efikase në luftë kundër COVID-19!

“Asnjëra vaksinë që është në përdorim në Kosovë nuk përmban virus të gjallë që shkakton COVID-19. Kjo domethënë se nuk mund të sëmureni me COVID-19 nga vaksina. Disa po ngurrojnë për t’u vaksinuar sepse frikësohen nga efektet anësore të cilat deri tani në Kosovë kanë qenë minimale por dobia e mbrojtjes nga COVID-19 është shumë herë më e madhe”, thuhet në thirrjen e IKSHPK-së për tu vaksinuar.

“Nëse nuk vaksinohemi mund të rriten rastet e reja duke u përcjellë me shtim të hospitalizimeve, vdekjeve, mbingarkesë të sistemit shëndetësor, rikthim të kufizimeve, goditje të shëndetit mental, shkollës, ekonomisë, kulturë, artit e sportit”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Agim Bahtiri reagon për letrën e Kurtit drejtuar LDK-së

Agim Bahtiri reagon për letrën e Kurtit drejtuar LDK-së

Politikë

"Kurth ndaj LDK-së", "përgatitje e terrenit për koalicion LVV-PDK" - opinionistët analizojnë letrën e Kurtit drejtuar Abdixhikut

Politikë
Vetura me shpejtësi të madhe godet policin, pamje të rënda nga aksidenti në Peshkopi

Vetura me shpejtësi të madhe godet policin, pamje të rënda nga aksidenti në Peshkopi

Lajme
Letra e tretë e Kurtit për Abdixhikun, Hoxha: Koalicioni LVV-LDK, i vështirë

Letra e tretë e Kurtit për Abdixhikun, Hoxha: Koalicioni LVV-LDK, i vështirë

Politikë
Haziri: Letra e Kurtit ka dashuri dhe urrejtje - gjuha në fushatë ka qenë e ashpër dhe shumë negative

Haziri: Letra e Kurtit ka dashuri dhe urrejtje - gjuha në fushatë ka qenë e ashpër dhe shumë negative

Politikë
“Në raftet e supermarketeve shqiptare gjen qumësht serb”, Rama: Shqipëria me çmimet më të ulëta në rajon

“Në raftet e supermarketeve shqiptare gjen qumësht serb”, Rama: Shqipëria me çmimet më të ulëta në rajon

Lajme
Kalo në kategori