LAJMI I FUNDIT:

Rritja e pensioneve me 8.6 për qind në Shqipëri, pensionistët: Është tallje, ne po s’patëm fëmijë vdesim

Rritja e pensioneve me 8.6 për qind në Shqipëri, pensionistët: Është tallje, ne po s’patëm fëmijë vdesim

Qeveria shqiptare ka vendosur rritjen me 8.6% të pensioneve për të moshuarit.

Por pensionistët në qytetin e Korçës janë të pakënaqur. Ata shprehen se paratë që marrin janë të pamjaftueshme në raport me çmimet e tregut, ndërsa një pjesë e mirë e pensionit ju shkon për ilaçe.

“Nuk është e mjaftueshme. 150 marr unë dhe 10 u shtua, ç’të bëj me 10 shtesë. Këtu janë rritur çmimet. Rrohet me 150 mijë lek? Ne nuk e kuptojmë është tallje apo çfarë është”,-u shpreh i moshuari.


“Unë marr 150 mijë lek. Unë 50 marr ilaçe se jam operuar nga zemra. Mua 0 me ngelen. Ai thotë le të vdesin fare këta”,-tha pensionisti.

Ka dhe nga ata pensionistë që e kanë cilësuar tallje këtë masë rritje të pensionit.

“Nuk është e mjaftueshme. Është tallje për ne. Unë marr 50-60 ilaçe unë gjithsej marr 180. Si i bëhet, ata e dinë. Ata marrin nga 4 milion ne nga 180”

“Ai tallet me ne, është kot sa për të gjetur ndonjë llaf. Nuk me del se 70 marr unë, opingat me rriti mua? Ilaçe me ikin leket, po nuk pata djemtë unë vdes”, tha një pensionist.

Në qarkun e Korçës janë afro 50.000 pensionistë, shumica prej tyre me pension minimal duke mos plotësuar as nevojat bazë për blerjen e ilaçeve dhe ushqimeve, raporton euronewsal.

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Prokuroria e ka caktuar për sot intervistimin në cilësinë e dëshmitarit -  a do të paraqitet Kurti për intervistim?

Prokuroria e ka caktuar për sot intervistimin në cilësinë e dëshmitarit -  a do të paraqitet Kurti për intervistim?

Lajme
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Politikë
Kalo në kategori