Propozimi i Këshillit Ekonomik Social(KES) që paga minimale në Kosovë të rritet nga 170 në 250 euro mund ta rëndojë buxhetin e Kosovës pasi që nëse ndodh kjo automatikisht 36 mijë veteranët e luftës do të marrin rritje sipas pagës minimale ashtu siç edhe është përcaktuar me ligj.
Për të paguar 36 mijë veteranët me pagën minimale prej 250 eurove buxhetit të Kosovës i duhen edhe 30 milionë euro shtesë të cilat nuk janë paraparë me buxhetin aktual.
Këtë propozim të Këshillit Ekonomik Social Qeveria po e trajton me shumë kujdes duke shtuar se nëse kjo ndodhë ka një kosto të lartë buxhetore e cila nuk është e paraparë me buxhet.
Këshilltari politik dhe për çështje ekonomike i kryeministrit, Haki Shatri ka thënë për KosovaPress janë duke i trajtuar të gjitha aspektet pozitive dhe anët negative të këtij veprimi nga KES-i dhe Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale.
“Kategoritë e dala prej luftës, veteranët, të cilët e kanë të ndërlidhur pensionin e tyre me pagën minimale, pra, automatikisht një vendim i ri implikon një rritje, e ajo rritje për 36 mijë veteranë të cilët zyrtarisht pranojnë pensione dhe nëse rritet kjo (paga minimale), është një rritje e lartë që nuk është paraparë në buxhet për këtë vit dhe as në kornizën buxhetore. Sepse potenciali buxhetor i yni është shumë i limituar, fatkeqësisht”, ka thënë Shatri.
Ai ka shtuar se me buxhetin për vitin 2018 mezi kanë siguruar mjetet për 36 mijë veteranë me pagën prej 170 euro, dhe sipas Shatrit një rritje tjetër gjunjëzon Ministrinë e Financave.
“Kjo rritje prej 170 në 250 euro që bie prej 100 milionë në 130, ose 30 për qind. Këtë vit mezi është mbërri që të sigurohen mjetet e nevojshme për ta mbuluar në këtë nivel që është tani. Një rritje tjetër do ta gjunjëzonte Ministrinë e Financave para një vendimi të tillë”, ka theksuar Shatri.
KosovaPress ka tentuar që të marrë një përgjigje edhe nga Ministria e Punës, si pjesë e KES por të njëjtit nuk janë përgjigjur.
Propozimi që të rritet paga minimale KES-i, sipas kryetarit të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës e ka marrë duke u bazuar shportën familjare ndonëse të vetëdijshëm se kjo e ka një kosto të lartë.
Avni Ajdini tha për KP se nuk tërhiqen nga ky propozim-vendim pasi që sipas tij edhe ministri i Punës, Skënder Reçica ka thënë se ka siguruar një fond dhe nuk do të jetë pengesë për sigurimin e mjeteve për veteranët.
“Kjo ndikon në sektorin privat më tepër, duke përfshirë edhe pensionistët dhe pagën e luftëtarëve. Unë nuk kam dyshim që nuk kalon kjo (vendimi i KES-it për pagën minimale), absolut ka me kalue. KES-in e udhëheq ministri i Punës dhe aty është marr vendimi, por tash përgatitja e proceduarve është për në Qeveri dhe Qeveria do ta aprovojë. Çdo gjë që implementohet do të ketë kosto”, ka thënë Ajdini.
Ai ka treguar se Kosova e ka pagën minimale më të voglën në rajon. Në Mal të Zi paga minimale është 288 euro, në Maqedoni 253 euro, ndërsa edhe Serbia e ka pagën mbi 250 euro.
Ndryshe, KES më 28 dhjetor i ka propozuar Qeverisë pagën minimale 250 euro ku ky propozim ka marrë miratimin e të gjithë partnerëve të Këshillit Ekonomik Social. Kundër këtij propozimi ka dal edhe Oda Ekonomike Amerikane.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
"Grisja e Kuranit akt i shëmtuar dhe neveritës", Hoxha i Prizrenit: U tha se personi ka probleme psikike

Rutte dhe ambasadorët e NATO-s pritet ta vizitojnë Kosovën

"Fitimtari do ta formojë qeverinë", Kurti flet për zgjedhjet

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Prokuroria autorizon policinë për identifikimin e personit që dyshohet se grisi Kuranin në Prizren

Nuk respektoi urdhrin e gjykatës, Prokuroria: Ndaj Kurtit do të veprohet sipas ligjit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës