LAJMI I FUNDIT:

Rritja e pagave, një mënyrë për joshjen e të rinjve për të qëndruar në Ushtrinë e Maqedonisë (Video)

Rritja e pagave, një mënyrë për joshjen e të rinjve për të qëndruar në Ushtrinë e Maqedonisë (Video)

Rritja e pagës prej 10 përqind nga janari i vitit të ri, nuk i ka gëzuar ushtarët profesionistë, pasi që kushtet në të cilat ata punojnë janë të këqija. Kjo ka bërë që vetëm gjatë këtij viti, mbi 200 ushtarë të braktisin punën, thonë nga Sindikata e Pavarur e Ushtarëve Profesionistë. Ata mbeten optimist që Qeveria të ndërmarrë masa në përmirësimin e kushteve të tyre.

“Në armatë për çdo ditë ka lëshime nga puna nga ana e ushtarëve për shkak të standardeve. Edhe pse Ministria e Mbrojtjes ka vendosur që të rrisë pagat për 10 %, nuk janë të përmbushura kushtet e punës në kazermë. Për shkak të mos-investimeve gjatë vite në kazermë kushtet dhe standardi i punës është në gjendje të mjerueshme. Presim nga Qeveria e re të mbajë premtimet dhe sado pak të ofrojë kushte më të mira për punë”, tha Sindikata e pavarur e Ushtarëve profesional.

Ministrja e mbrojtjes, Radmilla Shekerinska nuk e precizon numrin e saktë të ushtarëve të cilët kanë lëshuar vendin e punës por thotë se numri i ushtarëve që braktisin punën për çdo vit arrin prej 200 deri në 300. Ajo theksoi se po punohet drejt përmirësimit të kushteve dhe se hapi i parë që është bërë është rritja e pagës së tyre.


“Unë jam e vetëdijshme se pagat nuk janë kushti i vetëm, mirëpo pagat tregojnë sjellje të shtetit ndaj ushtrisë. Ky është gjesti i parë të cilin Qeveria vendosi ta bëjë, hapi i dytë është investimi në pajisjet gjë që ushtarëve u jep edhe ndjenjën se bëjnë punë të vlefshme dhe se a vlerësohet ajo punë e tyre. Ka edhe punë të tjera të cilat janë të rëndësishme: siguria e tyre, vendimet se sot a do të punojnë në një komunë ndërsa nesër do të zhvendosen në tjetrën 100 km më larg, mënyra se si do të transportohen, kushtet me të cilat do t’u jepen e të tjera”, u shpreh Radmilla Sheqerinska, ministre e mbrojtjes.

Për përmirësimin e kushteve në Ushtrinë e Republikës së Maqedonisë, janë ndarë gjithsej 6,4 miliardë denarë që sipas saj nënkupton se buxheti për mbrojtjen është rritur për 820 milion denarë më shumë, përkatësisht për 15 përqind më shumë. Buxheti i mbrojtjes edhe më tej mbetet larg rekomandimeve të NATO-s, që i njëjti të jetë 2 përqind nga Bruto Prodhimi i Brendshëm. Ndërkaq për vitin 2018 vëllimi i buxhetit është rreth 1,1 përqind nga BPV./TV21/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij

Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij

Lajme
Fillon numërimi i votave për kandidatë, KQZ: Do të bëhet edhe verifikimi i votave për parti

Fillon numërimi i votave për kandidatë, KQZ: Do të bëhet edhe verifikimi i votave për parti

Politikë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme

KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Kalo në kategori