LAJMI I FUNDIT:

Rritja e çmimeve prek edhe gastronominë në Maqedoni

Rritja e çmimeve prek edhe gastronominë në Maqedoni

Ngritja e çmimeve të vazhdueshme të produkteve bazë ushqimore, ka prekur edhe sektorin e gastronomisë. Pronarët e restoranteve shprehen se pavarësisht rritjes së çmimeve, me fillimin e muajit të ramazanit interesimi për rezervimin e iftareve të jetë më i madh për dallim nga ai i kaluari, ku kishte edhe kufizim të lëvizjes si pasoj e Covid-19.

”Interesim për sivjet ka d.m.th dukshëm, kurse vjet i patëm vetëm 10 ditët e fundit të iftareve edhe pse ndoshta ka pasur interesime, por pak pandemia e bëri të veten. Mirëpo 10 ditët e fundit vetëm pak. Kurse, sivjet sigurisht që prej ditën e parë apo të dytën shihet që ka interesim më shumë, e tash problem edhe i sivjetit janë çmimet që sigurisht pak e ndalon ndoshta edhe punën por normal që edhe fitimin e dëmton nga çmimet që janë të larta”, tha Avni Jakupi-Menaxher.

Qeveria në pakon prej 26 masave, mes tjerash vendosi të heq TVSH për produktet ushqimore si: buka, mielli lloji-400, qumështi me yndyrë nga 2.8% nga 3.2% dhe 3.5% yndyrë, sheqeri i bardhë, vaji lulediellit, mishi dhe produktet e tij, orizi i bardhë dhe vezët, të cilave në vend të TVSH-së, do u shkruhet në faturën fiskale shkronja G. Kjo masë ka filluar zbatimin me 17 mars dhe pritet të zgjasë deri në fund të majit. /KlanMacedonia/


Në trend Lajme

Më shumë
LVV konteston rezultatet e zgjedhjeve në disa qendra votimi, kërkon korrigjime nga KQZ

LVV konteston rezultatet e zgjedhjeve në disa qendra votimi, kërkon korrigjime nga KQZ

Politikë
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Ekspertët alarmojnë për sigurinë e faqes së KQZ-së – e infektuar me

Ekspertët alarmojnë për sigurinë e faqes së KQZ-së – e infektuar me "malware" që vjedh të dhëna

Lajme
Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij

Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij

Lajme
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Kalo në kategori