Ekspertët vlerësojnë se kjo është bërë për mbushjen e buxhetit të shtetit.
Agron Demi, nga Instituti për Studime të Avancuara GAP, ka thënë për Tribuna Channel se buxheti i Kosovës ka nevojë për më shumë të hyra për shkak se planet e qeverisë për të hyrat doganore dhe nga administrata tatimore nuk kanë dal siç janë planifikuar vitin e kaluar.

Demi tha se Qeveria po synon që të rrit buxhetin përmes rritjes së akcizës së disa produkteve. Por zgjidhja sipas tij është ulja e shpenzimeve në pagat e sektorit publik./Tribuna Channel/