Një tjetër punëtor humbi jetën fundjavën e kaluar në vendin e tij të punës, duke e çuar në 8 numrin e viktimave për katër muajt e parë të vitit 2025 – një rritje shqetësuese krahasuar me vitin paraprak. Sindikatat dhe ekspertët e sigurisë po kërkojnë ndërhyrje urgjente nga institucionet.
Një person humbi jetën fundjavën që lamë pas, duke u bërë viktima e 8 që mbeti i vdekur në vendin e punës gjatë katër muajve të parë të vitit 2025.
Këto shifra po shihen si shqetësuese kur krahasohen me ato të vitit paraprak, kur gjatë gjithë vitit ishin gjithsej 7 viktima në vendin e punës, sipas raportit vjetor të Inspektoratit të Punës.
Nga Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat thonë se veprimet e institucioneve nuk kanë arritur të ndikojnë në uljen e këtyre rasteve me fatalitet.
“Si institucione shtetërore nuk jemi duke bërë asgjë për këtë, as Ministria e Punëve dhe Transfereve që po krekoset, as Inspektorati i Punës dhe as pronarët e kompanive. Vetë fakti që nuk jemi duke kushtuar kujdes të mjaftueshëm po çon deri te shifrat marramendëse të vdekjes së punëtorëve në vendin e punës. Nëse e marrim një krahasim mes Kosovës dhe vendeve përreth, në Kosovë kemi katër herë më shumë punëtorë të vdekur në vendet e punës sesa në vendet e tjera”, ka deklaruar për RTK Jusuf Azemi, kryetar i SPSK.
Rastet e tilla, sipas profesorit të inxhinierisë mekanike, Shpëtim Lajqi, ndodhin si pasojë e rrethanave të natyrave të ndryshme.
“Në rastet ku jemi të angazhuar përmes Gjykatave dhe Prokurorisë për rastet e lëndimeve në punë, edhe atyre me fatalitet, kryesisht kanë qenë punëtorë që kanë punuar dhe nuk kanë pasur kualifikimet e duhura. Pra, ka një kualifikim tjetër dhe kryen një punë tjetër. Pastaj, nuk janë të trajnuar në aspektin e sigurisë dhe mbrojtjes në punë, të cilën e kërkon ligji”, pohoi Lajqi.
Lajqi thekson se për ta zvogëluar numrin e këtyre rasteve, shteti duhet të rrisë numrin e inspektorëve që inspektojnë punimet.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Media greke artikull për Shqipërinë: 48 orë në Tiranë, gjërat në "kryeqytetin e Ballkanit" kanë ndryshuar

Presidentja e ashpër me Qeverinë: E refuzuan heqjen e taksës ndaj Amerikës, Serbisë ia mbajmë taksën zero

"Trump do dëbojë mbi 1.800 shqiptarë nga SHBA!" Ministri Hasani rrëfen prapaskenat: Ja pse ndodh

Vdes një 22-vjeçar nga Malisheva pas lëndimeve në vendin e punës

Njohja nga Sudani hap debatin në Kosovë – merita e Osmanit apo ndikim i Erdoganit?

“Nuk i paska pi tabletat”- zyrtari i Nismës i reagon Ramabajës pasi tha se të hënën zyrtarizohet koalicioni me LVV-në

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Gazeta prestigjioze zvicerane "20 Minuten" shkruan për rastin e sulmit të Jozit ndaj Gjestit në Big Brother VIP Albania 4

Dhunë ndaj femrave, recidivist dhe i burgosur për tri vite - zbulohet dosja tronditëse e Jozi Markut në Zvicër?

Presidentja e ashpër me Qeverinë: E refuzuan heqjen e taksës ndaj Amerikës, Serbisë ia mbajmë taksën zero

Gjendja e Gjestit një ditë pas sulmit fizik të Jozit në Big Brother VIP Albania 4, që ndodhi në transmetim direkt

Klubi anglez mund të fitojë miliona euro falë Barcelonës në fund të sezonit

Skandal apo marketing? Pavarësisht dhunës në spektakël, Jozi fiton afro 10 mijë ndjekës më shumë në Instagram pas incidentit