LAJMI I FUNDIT:

Rritet numri i pacientëve me COVID-19 në Spitalin e Pejës, shtatë janë në gjendje të rëndë

Rritet numri i pacientëve me COVID-19 në Spitalin e Pejës, shtatë janë në gjendje të rëndë

Në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës është duke vazhduar trajtim i pacientëve të prekur me COVID-19.

Aktualisht në këtë spital po trajtohen 70 pacientë me COVID-19. Sipas njoftimit nga ky Spital, 60 pacientë janë të konfirmuar, dhe 10 në pritje të rezultateve.

“Nga pacientët e shtrirë 20 janë në Oksigjeno terapi, 7 pacientë janë në gjendje më të rëndë ndërsa pacientët e tjerë janë në gjendje më stabile.
Nga personeli i Spitalit 5 Mjek, 4 Infermierë dhe 1 Bioinxhinjer janë të infektuar me COVID-19, ndërsa numri i atyre që janë në pritje të rezultatit është 4”, thuhet në njoftim.


Përndryshe gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë kanë qenë 7 lindje, 3 lindje kanë qenë normale dhe 4 me prerje cezariane. Kanë lindur 7 foshnje, 4 të gjinisë mashkullore dhe 3 të gjinisë femërore.

“203 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë̈ në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. Nga këta 18 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm. Gjatë ditës së djeshme në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë janë kryer 8 operacione. 199 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 2,387 analiza”, thuhet më tej në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
IPK jep detaje për aksidentin me fatalitet në Skenderaj, u shkaktua si pasojë e humbjes së kontrollit të veturës nga polici

IPK jep detaje për aksidentin me fatalitet në Skenderaj, u shkaktua si pasojë e humbjes së kontrollit të veturës nga polici

Lajme
Shtyhet seanca fillestare për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt

Shtyhet seanca fillestare për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt

Lajme
Nis gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt, deklarohet Naim Murseli

Nis gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt, deklarohet Naim Murseli

Lajme
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Kronika e Zezë
Vrasja e Liridona Ademajt, arrijnë në gjykatë të akuzuarit

Vrasja e Liridona Ademajt, arrijnë në gjykatë të akuzuarit

Lajme
Tre policë të lënduar në aksidentin me fatalitet në Skenderaj po trajtohen në QKUK – një ka pësuar lëndime në tru

Tre policë të lënduar në aksidentin me fatalitet në Skenderaj po trajtohen në QKUK – një ka pësuar lëndime në tru

Lajme
Kalo në kategori