LAJMI I FUNDIT:

Rritet numri i grave me kancer të gjirit në RMV, onkologët apelojnë për kontrolle të rregullta

Rritet numri i grave me kancer të gjirit në RMV, onkologët apelojnë për kontrolle të rregullta

Një në nëntë gra gjatë periudhës së jetës së tyre do të kenë paraqitje të karcinomit të gjëndrës së gjirit, respektivisht kancerit të gjirit.
Onkologu Ilir Ismaili thotë se rritja e numrit të të prekurve nga kanceri i gjirit është trend botëror. Sipas tij, shqetësues është fakti se mbi 39 për qind të pacienteve paraqiten në fazë të vonshme tek mjeku.

“Për fat të keq le të themi që viteve të fundit kemi parë një rritje të lehtë të paraqitjeve të rasteve të sëmundjeve të karcinomit të gjëndrës së gjirit. Gjegjësisht ku numri luhatet nga 900, 1000 apo edhe 1100 raste të reja të paraqitjes të karcinomit të gjëndrës së gjirit. Për fat të keq tek ne paraqiten gra në stadium më të avancuara të sëmundjes, d.m.th gra të cilat një periudhë të gjatë I kanë pasur simptomat e ndryshmet të gjëndrës së gjirit, ato janë paraqitur vonë tek mjeku, duke filluar nga mjeku amë, diagnostikim, por edhe deri në trajtimin kirurgjikal”, deklaroi Ilir Ismaili, onkolog.

Onkologët rekomandojnë që çdo grua mbi moshën 25 vjeçare të kryejë vizita mjekësore një herë në vit, ndërsa ato mbi moshën 40 vjeçare dy herë në vit.


“Çdo grua mbi moshën 25 vjeçare preferohet një herë në vit të bëjë EHO të gjëndrës së gjirit, d.m.th grua që nuk ka rrezik faktorë, d.m.th nuk ka anëtarë të familjes me karcinom të gjëndrës së gjirit duhet një herë në vit të bëjë kontroll EHO të gjëndrës së gjirit. Grua e cila i ka rrezik faktorët le të themi ka në familje karcinom të gjëndrës së gjirit, menstruacionet I ka në moshë të hershme , apo rrezik faktorë të cilët I ka ajo duhet dy herë në vit të bëjë EHO të gjëndrës së gjirit, në qoftë se është mbi moshën 40 vjeçare duhet bërë një herë në vit edhe mamografi dhe dy herë në vit EHO të gjëndrës së gjirit”, tha Ilir Ismaili, onkolog.

Në nivel botëror çdo vit ka 2.3 milion raste të reja të diagnostifikuar me kancerin e gjirit. Sipas onkologëve, me këtë sëmundje kohën e fundit po preken edhe meshkujt. /Alsat.mk

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Lajme
Kalo në kategori