Këtë vit është rritur numri i azilkërkuesve në Kosovë. Saktësisht 324 qytetarë të huaj kanë kërkuar azil, ndërsa prijnë shtetasit e Marokut, Sirisë e Afganistanit. Shumica e tyre tentojnë të kalojnë ilegalisht në Kosovë.
Qendra për Azil në Magure të Lipjanit ofron të gjitha shërbimet për këta migrantë, por të njëjtin e shohin Kosovën vetëm si vend transit.
Në këtë qendër strehohen me qindra persona në vit, ku përveç kësaj ofrohen edhe shërbime të tjera shëndetësore, ushqim, pako higjienike, veshmbathje , si ofrimi i kurseve të gjuhës shqipe dhe të kompjuterëve.
Në qendrën që ka kapacitet për 100 persona, ditëve të fundit kanë qëndruar rreth 30 migrantë.
Drejtori i Qendrës për Azil në Magure të Lipjanit, Fitim Zariqi tregon për numrin e personave që kanë kërkuar azil nga fillimi i vitit.
“Nga janari deri më tani kanë kërkuar azil, gjithsej 324 aplikues për mbrojtje ndërkombëtare të vendeve të ndryshme. Prin Maroku, pastaj vjen Siria, Afganistani, Algjeria dhe vende të tjera, Tunizia, Egjipti, Bangladeshi, Jordania e Ukraina, e tjera. Nëse e krahasojmë me vitin e kaluar, ose muajt e vitit të kaluar me këtë vit, na rezulton se ka një rritje të vogël, diku 7 ose 8 për qind, por që nuk vërehet. Edhe pse ka një rritje, në anën tjetër ka edhe largim të tyre nga Kosova. Sikur herëve të tjera edhe këtë vit, e shfrytëzojnë Kosovën si vend transit për të kaluar në vende të tjera të BE-së dhe janë në kërkim të kushteve më të mira të punës”, tregon ai.
Mesatarja e ditëve të qëndrimit të tyre është tri javë, por Zariqi thekson se ka prej tyre që qëndrojnë edhe më gjatë, ndërkohë që shprehin dëshirën të jetojnë në Kosovë.
“Mesatarja është diku 22 ditë e qëndrimit në Kosovë. Nëse shohim statistikat, nga këta 324 aplikues për mbrojtje ndërkombëtare, mbi 90 për qind janë meshkuj, ose kanë qenë meshkuj, mbi 80 për qind të moshës rreth 30-vjecare, mbi 98 për qind të besimit islam kanë qenë, mbi 95 për qind kanë hyrë ilegalisht në Kosovë”, shton Zariqi.
Në një përgjigje për KosovaPress, Zyra e Informimit në Policinë e Kosovës tregon për numrin e personave që kanë tentuar të hyjnë ilegalisht gjatë këtij viti.
“Në periudhën kohore Janar-Qershor 2022 në Kosovë janë evidentuar 390 persona të cilët kanë hyrë në mënyrë ilegale ku krahasuar me periudhën e njëjtë kohore të vitit të kaluar e që kanë qenë 446 persona, pra kemi një rënie 12.5 për qind”, thuhet në këtë përgjigje.
Personat që po qëndrojnë në këtë qendër nuk janë të gjithë që kërkojnë azil. Drejtori i Qendrës për Azil në Magure pohon faktin se në disa raste, të njëjtit po shkaktojnë edhe probleme brenda dhe jashtë objektit.
“Masat janë si për të gjithë qytetarët e Kosovës, këta nuk amnistohen nga ligji pse janë migrantë apo pse kanë kërkuar azil. Policia ndërmerr të gjitha masat dhe procedon rastin si për të gjithë të tjerët që shkelin ligjin. Janë masat edhe të brendshme, në rast se ata i shkelin rregullat e qendrës, sepse nëse kanë bërë vepër penale apo kanë shkelur ligjin jashtë qendrës, atëherë merret ekskluzivisht policia” thekson ai.
Shumë nga migrantët që kërkojnë azil, nuk presin vendimin për aplikimin e tyre. Drejtor Fitim Zariqi deklaron se po keqpërdoret procedura e azilit.
“Shumica prej tyre shkojnë nga Turqia në Greqi, pastaj Greqi-Shqipëri në Kosovë dhe zakonisht siç e cekin edhe në vende të tjera pushojnë disa ditë dhe vazhdojnë tutje. Edhe në Kosovë një farë forme, hyjnë që të tranzitojnë dhe të kalojnë në vendet e tjera. Ka deklarata të ndryshme të tyre, qëllime të ndryshme të tyre. Por, qëllimi final i tyre është që të tranzitojnë dhe të kalojnë në vende të BE-së. Përkundër që Kosova i ofron të gjitha shërbimet e kushtet dhe janë shumë të mira. Por, synimi i tyre është tjetër, nuk është Kosova. Ani pse futen në procedurë të azilit, një farë forme ne themi që pak a shumë po keqpërdoret procedura e azilit, sepse një person kur kërkon azil duhet të qëndrojë dhe të mos largohet në mënyrë arbitrare. Thjesht zhduket dhe nuk paraqitet më”, vijon ai.
Migrantët mund të shprehin vullnetin e tyre për azil, në brezin kufitar, në Departamentin për migracion apo stacionet policore. /KP/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Këshilli i Prokurorëve Publikë: Me shpalljen e djeshme të Këshillit Gjyqësor nuk respektohen projeksionet për gjeneratën e 8-të të Akademisë për gjyqtarë dhe prokurorë publik

MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

Rritje e lartë e përdorimit dhe prodhimit të drogës në Kosovë

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët