Nesër shënohet Dita Botërore për Përkujtimin e Viktimave të Trafikut Rrugorë, ndërkohë që Kosova në këtë pjesë të vitit shënon rritje të numrit të aksidenteve, por për fat numëron më pak të vdekur në krahasim nga viti i kaluar.
Në periudhën janar- tetor 2016 kanë humbur jetën 92 persona, që krahasuar me vitin e kaluar janë 16 më pak apo 14.81 për qind, ku numri total i aksidenteve për këtë periudhë është 15 mijë e 662 aksidente.
Këtë e bëri të ditur për KosovaPress, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, ku po ashtu ai tha se për Policinë e Kosovës mbetet shqetësuese numri i këtyre aksidenteve dhe ata janë duke vazhduar me të gjitha kapacitetet që të ndikojnë në uljen e këtyre shifrave.
“Pra, statistikat e aksidenteve me pasoja fatale kanë shënuar rënie për 14.81% në numrin e personave që kanë humbur jetën, krahasuar me numrin e njëjtë të periudhës të vitit të kaluar. Në periudhën janar-tetor 2015, kanë humbur jetën 108 persona, ndërsa në periudhën e njëjtë janar-tetor 2016 kanë humbur jetën 92 persona apo 14.81% më pak, pra, 16 persona më pak kanë humbur jetën në këtë periudhë kohore të këtij viti krahasuar me vitin 2015. Nëse i referohemi statistikave të aksidenteve tjera duke përfshirë ato me dëme materiale dhe me lëndime vërehet një ngritje e lehtë e aksidenteve në përgjithësi në total për 8.13%, mirëpo primare synimi i policisë ka qenë ulja e aksidenteve me pasoja fatale, çka fatmirësisht ekziston një ulje e lehtë”, tha Kelani.
Po ashtu, Kelani tha se faktorët më të shpeshtë që dërgojnë në shkaktim të aksidenteve janë faktori njëri, mjet dhe rrugë.
Gjithashtu ai pohoi se Policia e Kosovës vazhdimisht ndërmerr plane konkrete me qëllim të ngritjes së nivelit të sigurisë dhe parandalimit të aksidenteve, ku Policia e Kosovës ka aktivizuar edhe një sërë aktivitetesh siç është ligjërimi nëpër shkolla, kontaktet me qytetarët, realizimi i fushatave mediale, etj.
“Analizat tona tregojnë faktorë të ndryshëm të shkaktimit të aksidenteve, mirëpo si faktor kyç mund t’i quaj është faktori njeri, mjet dhe rrugë, sepse pa ekzistuar këta të tre faktor nuk mund të kemi evidentime të aksidenteve, mirëpo si faktorë tjerë kontribuues që kontribuojnë në shkaktimin e aksidenteve janë më nga të ndryshmet ku hynë tejkalimi i shpejtësisë, mos respektimi i shenjave të komunikacionit rrugorë në përgjithësi, tejkalimet dhe anashkalimet e pasigurta dhe këto vijnë deri tek numri i aksidenteve. Mirëpo nëse referohemi tek aksidentet fatale kryesisht është tejkalimi i shpejtësisë dhe mos përshtatja e kushteve të rrugës dhe të komunikacionit rrugorë”, bëri të ditur Kelani.
Edhe në Qendrën Emergjente në QKUK, gjatë periudhës janar- tetor kane kërkuar ndihmë mjekësore rreth 4 mijë persona. Këtë për KosovaPress e bëri të ditur specialisti i mjekësisë emergjente – reanimatori, Avdush Bajgora.
“Në Qendrën Emergjente prej janarit deri në fund të tetorit kemi pasur gjithsej 4 mijë e 433 persona të përfshirë në fatkeqësi në trafik të cilët kanë kërkuar ndihmë në Qendrën Emergjente, prej tyre 16 persona kanë përfunduar me fatalitet do të thotë kanë vdekur. Sipas disa statistikave në Kosovë gjatë këtij viti deri në tetor kanë humbur jetën gjithsej 96 persona, mirëpo një numër i madh i personave diagnostikohen në vend të ngjarjes dhe nuk vijnë, nuk kërkojnë ndihmë në Qendrën Emergjente”, tha Bajgora.
Kurse, trajneri i ngasjes ekologjike dhe të sigurt pran kolegjit Tempulli, Nijazi Kusari, thotë se një arsye për numrin kaq të madh të aksidenteve në komunikacionin rrugorë është mungesa e vetëdijesimi se si duhet sjellë në trafik.
Po ashtu, ai thotë se infrastruktura rrugore është në nivel të lartë, por që nuk mirëmbahet, ku ndonjë njeri i pandërgjegjshëm largon ndonjë tabelë rrugore ajo më pastaj nuk zëvendësohet dhe kështu mundësia për të ndodhur aksidente si pasoj e mungesës së sinjalizimit është shumë e madhe.
“Unë mendoj se trafiku si trafik kohën e fundit ka pësuar një evolucion shumë të madh, andaj thjeshtë infrastruktura rrugore është në nivel të lartë, por nuk mirëmbahet. Çdo tabelë duhet të mirëmbahet, shembull e marrë individ të pa ndershëm e marrin një shenjë trafiku se ju nevojitet metal ose e shesin për skrap. Apo dikush i pandërgjegjshëm e rrëzon atë shenjë trafiku dhe thjeshtë nuk përgjigjet askush dhe ajo shenjë mbetët e pazëvendësueshme”, tha Kusari.
Policia e Kosovës së bashku me kolegjin Tempulli, OSBE-në dhe KUSA kanë organizuar aktivitete për shënimin e ditës botërore për Përkujtimin e Viktimave të Trafikut rrugorë, ku kjo ditë shënohet me qëllim të përkujtimit të njerëzve që kanë humbur jetën në aksidente trafiku./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

BE-ja nën presion, kërkohet qasje në arkivat serbe dhe nisjen e gërmimeve për të zhdukurit

Trump kërkon mbylljen e dy mediave, veprimtarët shqiptarë: Për ne, roli i Zërit të Amerikës dhe Radios Evropa e Lirë do të mbetet historik

Shëndetësia ende me letra e protokolle, Sistemi Informativ Shëndetësor mbetet premtim zgjedhor

Trump kërkon mbylljen e dy mediave, veprimtarët shqiptarë: Për ne, roli i Zërit të Amerikës dhe Radios Evropa e Lirë do të mbetet historik

KQZ shpalli rezultatet përfundimtare, LVV merr 42.30%, PDK - 20.95%, LDK - 18.27%

BE-ja nën presion, kërkohet qasje në arkivat serbe dhe nisjen e gërmimeve për të zhdukurit

Grenell thotë se Smith e ngriti aktakuzën ndaj Thaçit, pasi kishte marrë informata të ndjeshme nga një zyrtar amerikan

Top 10 kandidatët më të votuar në zgjedhjet e 9 shkurtit

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Shokuese për Eglin, i publikohen në studio deklaratat e Gjestit në dhomën e rrëfimit ku ai thotë se nuk e dashuron dhe do të zhduket nga ajo kur të dalë jashtë

Trump kërkon mbylljen dy e mediave, veprimtarët shqiptarë: Për ne, roli i Zërit të Amerikës dhe Radios Evropa e Lirë do të mbetet historik

Moment i çuditshëm nga protesta në Beograd - rruga e mbushur me njerëz u zbraz në pak sekonda

Herët e fundit që Ukraina dhe Rusia ranë dakord për një marrëveshje armëpushimi - çfarë shkoi keq?

Real Madridi do të bëjë përpjekje konkrete për transferimin e yllit të Arsenalit

Protesta masive në Beograd - gjithçka ndodhi atje, MINUTË PAS MINUTE