“61 vjeç e gjysmë akoma nuk kam dalë në pension.”
Me hyrjen e janarit, Fatbardha një e moshuar në kryeqytet priste të dilte ne pension. Por sipas ligjit, ajo duhet të presë edhe 2 muaj të tjera për ta përfituar.
“Do më ndihmonte dalja në pension. Do punoj se jam me qira. Dua që tani të dalë në pension e mos të vete më në punë por ma bën halli të vete.”
Mosha e daljes në pension për gratë është rritur nga ky muaj. Nëse në vitin 2023 një grua duhet të kishte 38 vite vjetërsi pune, për të dalë në pension 61 vjeçe e 6 muaj, këtë vit ajo del në pension edhe 2 muaj më vonë.
Këto janë efektet e reformës që hyri në fuqi në janar të vitit 2015, e cila parashikon një rritje graduale të moshës dhe vjetërsisë në punë.
Për qytetarët e kësaj grupmoshë, një rritje e tillë nuk mirëpritet.
“Negative është se unë dua ta ha pensionin jo të më hajë pensioni mua. Si i thonë asaj hidh ujë e hidh miell nuk bëhet buka fare. Ka njëfarë moshe që del. Unë pres të dalë në pension mi shton prapë t’i mua.”
“Nëse mezi po ngrihemi nga krevati jo më të punojmë.”
Ndërkohë, për burrat mosha për të dalë jashtë sistemit të punës është 65 vjeç përllogaritje e cila edhe për disa vite nuk do të ndryshojë.
Por, për ta ndryshon portofoli i sigurimeve shoqërore. Kjo do të thotë që vjetërsia e tyre e punës që deri vitin e kaluar ishte 38 vjet, tashmë do t’u duhen 38 vjet e 4 muaj për të përfituar pensionin.
Prej 8 vitesh, skema e pensioneve ndryshon, si rrjedhojë e reformës së vitit 2015, dhe pritet të ndalet në vitin 2056, kur mosha e daljes në pension të barazohet në 67 vjeç për gratë dhe burrat.
E ndërsa vitet e punës shtohen pensionet mbeten ende të ulëta. Të dhënat nga sigurimet shoqërore tregojnë se pensioni mesatar në vendin tonë është 14 mijë lekë, ndërkohë që përfitues të pagesave mujore janë rreth 700 mijë individë./A2 CNN
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Peci: Ardhja e Sekretarit të NATO-s në Kosovë nuk është e rastësishme

Sejdiu: Glauk Konjufca është lideri i ardhshëm i Vetëvendosjes

Përfundon numërimi i votave, KQZ mund të procedojë me certifikimin e rezultatit përfundimtar

Zbulohet si Dritan Rexhepi hyri në Ekuador në vitin 2011 dhe aleanca me mafien italiane

Ishte dënuar për “shtëpi bari”, si i shpëtoi ekstradimit “lordi” shqiptar i drogës në Angli

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi