Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet pa ndalesa dhe nëpër korsi të thata.

Intensiteti i komunikacionit jashtë mjediseve urbane është rritur, ndërsa në kalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.


Autostrada Miladinovci - Shtip, pjesa Miladinovci - Kadrifakovo dhe Kadrifakovo - Miladinovci nuk është lëshuar për trafik, për shkak të kontrolleve të sigurisë që kryhen në autostradë. LAMM apelon te të gjithë shoferët që të mos e përdorin këtë autostradë.

LAMM rekomandon përshtatje të shpejtësisë, respektim të sinjalizimeve rrugore dhe vozitje të kujdesshme, sidomos në rrugët ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut.