Psikologjia e ngjyrave nuk është gjë e re për secilin nga ne. Fuqia e tyre është e vërtetuar tashmë. Të paktën kur është fjala për veshjen, edhe ngjyra është identifikuese e gjendjes sonë shpirtërore.

Disa ngjyra e bëjnë veshjen të duket më e shtrenjtë, disa ngjyra të tregojnë më të dobët, disa të tjera janë më të mira për një intervistë pune etj.


Psikologjia e ngjyrës, në fakt është një praktikë mjaft e besueshme. Dhe nisur nga kjo, studiuesit kanë treguar se ka një ngjyrë që nxit më shumë se të tjerat ushtrimet fizike.

6c0b8760d8c60f85f93ec3839f542599

Sipas HuffPost, portokallia është ngjyra që rrit kreativitetin dhe energjinë. Portokallia të bën më vital dhe të nxit njëkohësisht edhe durimin.

Leslie Harrington, drejtor ekzekutiv i Shoqatës së Ngjyrave në SHBA, bashkohet me këtë mendim duke argumentuar se “portokallia është shumë më tepër se sa një ngjyrë rastësore dhe aktive — është e fuqishme në veshje.”

orange theory fitness1

Edhe shumë prej mjekëve alternativë rekomandojnë ngjyrën e portokalltë si ngjyrën e duhur sa herë shkon në palestër apo bën aktivitet fizik.

Çfarë po prisni akoma?

5f4f36b7 b9b2 498b a8bb 4c532c492b81 1.e01613e8b226484edfe6624e0db6e632

/Telegrafi/