Tre persona janë rrahur mes vete ku njëri nga ta ka pësuar lëndime të rënda dhe është dërguar në tretman mjekësor.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 21:30 në rrugën “Brigada 123”, në Suharekë.


Tutje thuhet se nga të dyshuarit është konfiskuar një revole me 8 fishekë.

“Raportohet se pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes vete tre të dyshuar meshkuj kosovarë, ku njëri nga ta ka pësuar lëndime të rënda dhe është dërguar në tretman mjekësor. Nga të dyshuarit është konfiskuar një revole me 8 fishekë”, thuhet në raport.

Ndërkaq, me vendim të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje. /Telegrafi/