Tre persona janë arrestuar pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë përleshur fizikisht në mes vete.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 20:45, në Ferizaj.


Tutje thuhet se si pasojë të njëjtit kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor.

“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë përleshur fizikisht në mes vete. Si pasojë, të njëjtit kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raport.

Tutje në raport bëhet e ditur se pas intervistimit, me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. /Telegrafi/