LAJMI I FUNDIT:

RrGK reagon për vrasjen në Gjakovë: Shteti po dështon në mbrojtjen e grave dhe fëmijëve

RrGK reagon për vrasjen në Gjakovë: Shteti po dështon në mbrojtjen e grave dhe fëmijëve

Rrjeti i Grave të Kosovës ka reaguar për vrasjen e dyfishtë në Gjakovë, ku 43 vjeçari të martën mbrëma ka vrarë gruan dhe vajzën e tij, të mitur.

RrGK në një reagim për media thekoi se shteti po dështon në mbrojtjen e grave dhe fëmijëve.

Lexoni të plotë reagimin:


Të indinjuara nga papërgjegjësia e organeve të rendit dhe sigurisë, të shqetësuara nga mos interesimi për jetën e grave dhe vajzave në vendin tonë, të tmerruara nga vrasjet makabre që po u bëhen grave dhe vajzave, Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) i bën thirrje shoqërisë kosovare Mjaftë më me Vrasjen e Grave dhe Vajzave.

Mjaftë më me arsyetimin e dhunës, mjaftë më me tolerimin e dhunës, mjaftë më me lirimin e dhunuesve, mjaftë më me dështime në prurje të drejtësisë dhe në mbrojtje të qytetarëve të Kosovës.

Mbrëmë u njoftuam për rastin e radhës të dhunës në familje që pati  fundin tragjik, ku u vra një grua dhe një fëmijë. Sipas raportimeve te mediave, vrasja ndodhi në Berkoc të Gjakovës, ku vrasësi pasi që fillimisht kishte kërcënuar përmes telefonit viktimën grua të moshës 40 vjeçare, kishte shkuar në shtëpinë e saj dhe aty e kishte vrarë atë dhe vajzën e saj 9 vjeçare. I njëjti dyshohet të ketë qenë bashkëshorti i 40 vjeçares.

Sipas burimeve të RrGK-së, vrasësi kohë më parë ishte mbajtur në paraburgim (maj 2018) për ushtrim të dhunës në familje ndaj të ndjerës, për veprën penale “Lëndim i Lehtë Trupor”. Policia e Kosovës ka qenë në dijeni për historikun e tij prej krimineli, përderisa gjykata e kishte liruar pas një muaji mbajtje paraburgim.

Në Kodin Penal të Republikës së Kosovës, dënimi minimal për këtë vepër penale është 3 muaj deri në 5 vjet burgim.

Lirimi i tij ka dërguar në vrasjen e gruas dhe të vajzës. RrGK beson, që në rast se i njëjti do të ishte dënuar paraprakisht, sot nuk do të shkruanim këtë reagim dhe një grua e një fëmijë do të ishin në jetë. Në ditën e vrasjes, e ndjera kishte paralajmëruar policinë për kërcënimet që i kishte pranuar nga tashmë vrasësi i saj, por siç u raportua në media, policia kishte dështuar ta kontaktoj atë.

Është koha e fundit të reagojmë ndaj vrasësve të grave dhe vajzave. Është mëse e rëndësishme të vihen para drejtësisë kryesit e dhunës. Është mëse e rëndësishme që institucionet përgjegjëse dhe individ që veprojnë në këto institucione të marrin ndëshkimin e duhur nga shoqëria. Ndëshkim moral dhe ndëshkim ligjor për mbrojtësit e vrasësve, për mirëmbajtësit e rendit patriarkal, për të cilët jeta e grave dhe e vajzave nuk ka kurrfarë vlere. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Specialja pranon se në rastin e ish-krerëve të UÇK-së u bënë pyetje sugjestive “që të mbahej dëshmitari i fokusuar”

Specialja pranon se në rastin e ish-krerëve të UÇK-së u bënë pyetje sugjestive “që të mbahej dëshmitari i fokusuar”

Drejtësi
Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Lajme
Specialja nuk e lejoi ta vizitojë babanë e sëmurë, reagon vëllai i Hashim Thaçit: Refuzimi është vetëm politik

Specialja nuk e lejoi ta vizitojë babanë e sëmurë, reagon vëllai i Hashim Thaçit: Refuzimi është vetëm politik

Drejtësi
Policia zbardh vrasjen e 24-vjeçares në Tiranë, shpallet në kërkim palestinezi

Policia zbardh vrasjen e 24-vjeçares në Tiranë, shpallet në kërkim palestinezi

Lajme
Përpjekjet e Serbisë për ta fajësuar Kosovën për trazirat e saj të brendshme

Përpjekjet e Serbisë për ta fajësuar Kosovën për trazirat e saj të brendshme

Lajme
Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Lajme
Kalo në kategori