Site icon Telegrafi

Rrëzoi gruan me fytyrë për toke, në garën ku burrat bartin bashkëshortet në shpinë deri te caku (Video)

Është zhvilluar gara e përvitshme në Surrey të Anglisë, ku pjesëmarrësit duhet të arrijnë te caku duke e bartur bashkëshorten në shpinë.

Derisa shumica e 40 çifteve pjesëmarrëse kaluan me sukses shtegun e vështirë prej 380 metrave, një prej tyre e pati fatin shumë të keq, transmeton Telegrafi.

Pasi burri rrëshqiti në një hapësirë me ujë, gruaja tij u përplas keq me fytyrë. Madje, ajo është përpëlitur për një kohë, ndërsa mbante disa pjesë të trupit, shkaku i dhimbje të mëdha.

Më poshtë mund të shihni këtë moment të pakëndshëm, si dhe pjesën tjetër të garës, përfshirë edhe hapësirën ku mbi garues shikuesit zbrazin ujë, për t’ju vështirësuar lëvizjen. /Telegrafi/

Exit mobile version