Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Lipjan, ku një punëtor kosovar është rrëzuar nga një ndërtesë derisa ishte duke punuar.

Sipas policisë, viktima mashkull është dërguar menjëherë për trajtim mjekësor.


Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur njësitet policore dhe inspektorët e punës për të hetuar shkaqet e aksidentit

Pas një hetimi të shpejtë, është arrestuar pronari i objektit, një mashkull kosovar, i cili dyshohet për mosrespektimin e rregullave të sigurisë dhe për heqjen e pajisjeve mbrojtëse gjatë punës.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/