LAJMI I FUNDIT:

Rrëzimi i helikopterit, ja ushtarakët që humbën jetën (Foto/Video)

Rrëzimi i helikopterit, ja ushtarakët që humbën jetën (Foto/Video)

(E plotësuar)

Rrëzimi i helikopterit ushtarak pak pas mesditës në Liqenin e Shkodrës u ka marrë jetën dy personave, ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur.

Viktimat janë identifikuar si Florian Deliaj dhe Donald Hoxha, ndërsa i plagosuri Gerald Baramuca ndodhet në spitalin e Shkodrës.


Me anë të një njoftimi për shtyp, Ministria e Mbrojtjes njoftoi se helikopteri po kryente një fluturim stërvitor në përputhje me një program të planifikuar dhe të miratuar.

Donald Hoxha

Florian Deliaj

————————————–

Rrëzimi i helikopterit, raportohet për dy viktima (Video)

Të paktën dy persona dyshohet se kanë humbur jetën dhe një tjetër është plagosur si pasojë e rrëzimit të helikopterit në Malësinë e Madhe.

Kreu i Malësisë së Madhe Tonin Marinaj bën me dije se dyshohet për të paktën dy të vdekur, ndërkohë që banorët flasin për tre viktima. Mësohet se në bord kanë qenë tre persona dhe helikopteri është rrëzuar në liqenin e Shkodrës.

Mësohet se njëri nga viktimat është nxjerrë nga ujërat e liqenit ndërsa tjetri ende jo. Vetë ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli pritet të shkojë në vendin e ngjarjes.

————————————-

Rrëzohet një helikopter në Shkodër (Video)

Një helikopter është rrëzuar mesditën e sotme në Shkodër.

News24 shkruan se ngjarja ka ndodhur në fshatin Grizhë të Malësisë së Madhe.

Ende nuk ka më shumë informacione mbi ngjarjen.

Në trend Lajme

Më shumë
Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Siguri
Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Lajme
A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Politikë
Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Politikë
Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Politikë
Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Politikë
Kalo në kategori