Të paktën gjashtë persona kanë humbur jetën pas rrëzimit të një helikopteri në lumin Hudson në New York.

Aksidenti duket se ndodhi pranë Pier 40 në qytetin e New Yorkut, shkruan bbc.


Njësitë detare dhe tokësore ndodhen në vendngjarje, por mbetet ende e paqartë sa persona ndodheshin në bord, ka thënë Departamenti i Zjarrfikësve të Nju Jorkut për CBS News.

Pamjet që qarkullojnë në rrjetet sociale tregojnë mbetje që notojnë në lumë.

Aksidenti, i cili ndodhi rreth orës 15:15 me orën lokale, ka ndodhur më afër anës së New Jerseyt të lumit Hudson.

Ndryshe, autoritetet amerikane kanë ndaluar qarkullimin e anijeve në atë zonë. /Telegrafi/