Rrëzohet një helikopter në Stamboll, raportohet për viktima (Video)

Së paku pesë veta kanë gjetur vdekjen pasi një helikopter i zjarrfikësve është rrëzuar të premten në rrethinën Buyukçekmece të Stambollit, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Po sipas medieve të huaja, ekipet e shpëtimit, duke përfshirë edhe zjarrfikësit tanimë janë në vendin e ngjarjes.
Aksidenti thuhet se ka ndodhur rreth orës 11:21, sipas kohës lokale.
Një total prej shtatë vetash besohet të kenë qenë në helikopter, në momentin e rrëzimit, përfshirë edhe dy pilotë. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
10/03/2017
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals
















































