Rrëzohet aeroplani pas ngritjes në Meksikë, raportohet për mbi 80 të lënduar (Video)

Një aeroplan është rrëzuar në kryeqytetin e shtetit të Meksikës, në Durango, ku guvernatori i shtetit konfirmoi se askush nuk ka vdekur.
Guvernatori José Aispuro shkroi në Twitter se nuk kishte të vdekur në mesin e 101 personave në bord, megjithëse rreth 85 të tjerë u plagosën ku dy janë në gjendje të rëndë.
Avioni Aeroméxico AM2431 po udhëtonte nga Aeroporti Ndërkombëtar i Guadalupe Victoria në Mexico City.
Aeroplani u rrëzua afër aeroportit vetëm disa momente pas ngritjes.
Autoritetet thanë se nga 97 pasagjerë, 37 prej tyre u shtruan në spital.
Emrat dhe kombësitë e atyre që ishin në bord nuk dihen ende. /oranews.tv/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals

















































