LAJMI I FUNDIT:

“Rrëzimi i dronit amerikan tregon ‘gatishmërinë’ e Putinit për të zgjeruar konfliktin”

“Rrëzimi i dronit amerikan tregon ‘gatishmërinë’ e Putinit për të zgjeruar konfliktin”

Një zyrtar i lartë ukrainas i sigurisë ka thënë se rrëzimi i një droni amerikan që u përplas me një aeroplan luftarak rus është një “sinjal” i “gatishmërisë” së Vladimir Putinit për të zgjeruar zonën e konfliktit.

Aeroplani u përplas të martën me dronin amerikan MQ-9 Reaper në hapësirën ajrore ndërkombëtare mbi Detin e Zi, duke shkaktuar rrëzimin e këtij të fundit.

Kremlini ka mohuar çdo përfshirje, por thotë se aktiviteti i SHBA pranë kufijve të Rusisë është “shkak shqetësimi”.


Por në një postim në Twitter sot, Oleksiy Danilov, sekretari i Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe Mbrojtjes së Ukrainës, mendon se kjo është një sinjal i gatishmërisë së Putinit për të zgjeruar konfliktin, përcjell Telegrafi.

“Incidenti me UAV-në amerikane MQ-9 Reaper, i provokuar nga Rusia në Detin e Zi, është sinjali i gatishmërisë së Putinit për të zgjeruar zonën e konfliktit me përfshirjen e palëve të tjera”.

“Taktika all-in është pjesë e normave në kushtet e një humbjeje strategjike dhe duke shpresuar se rrethanat do të ndryshojnë”.

Deri më tani droni nuk është gjetur, por Sekretari i Këshillit të Sigurimit të Kremlinit, Nikolai Patrushev i tha kanalit televiziv Rossiya-1 më herët sot se rusët do të punojnë për ta “tërhequr” atë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Sa paguhet truproja i Zelenskyt? Cilat janë tre sakrificat që ai bëri për të qëndruar krah liderit ukrainas? Videoja virale i shpjegon të gjitha

Sa paguhet truproja i Zelenskyt? Cilat janë tre sakrificat që ai bëri për të qëndruar krah liderit ukrainas? Videoja virale i shpjegon të gjitha

Botë
Lukashenko i sëmurë rëndë? Liderja e opozitës bjelloruse jep lajmin

Lukashenko i sëmurë rëndë? Liderja e opozitës bjelloruse jep lajmin

Botë
Inteligjenca ukrainase paaftëson lokomotivën që transportonte pajisje ushtarake në Voronezh të Rusisë

Inteligjenca ukrainase paaftëson lokomotivën që transportonte pajisje ushtarake në Voronezh të Rusisë

Evropa
Paralajmëron kreu i inteligjencës gjermane, thotë se Rusia dëshiron të testojë Perëndimin

Paralajmëron kreu i inteligjencës gjermane, thotë se Rusia dëshiron të testojë Perëndimin

Evropa
Trump: Putini po e bën atë që do ta bënte kushdo, po i godet më fort tani

Trump: Putini po e bën atë që do ta bënte kushdo, po i godet më fort tani

Botë
Koreja e Veriut zbulon për herë të parë nëndetësen me energji bërthamore

Koreja e Veriut zbulon për herë të parë nëndetësen me energji bërthamore

Azia
Kalo në kategori