LAJMI I FUNDIT:

Rrezikuan jetën e pushuesve, gjobiten dy persona në Sarandë

Rrezikuan jetën e pushuesve, gjobiten dy persona në Sarandë

Dy pronarë mjetesh lundruese nga Saranda janë gjobitur me nga 85 euro pasi kryenin manovra të rrezikshme me mjete lundruese, në det, duke rrezikuar pushuesit.

Policia bllokoi mjetet e tyre lundruese me të cilët kryen manovra të rrezikshme, si edhe një tjetër mjet lundrues, në pronësi të shtetasi tjetër për mungesë dokumentacioni.

Njoftimi i policisë shqiptare


Shërbimet e Policisë Kufitare Sarandë, në vijim të kontrolleve për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, me qëllim krijimin e një ambienti të sigurt për pushuesit, kanë marrë njoftim për dy shtetas që kryenin manovra të rrezikshme me mjete lundruese, në det, duke rrezikuar pushuesit.

Pas lokalizimit të mjeteve lundruese, në bazë të ligjit nr.127, datë 15.10.2020, neni 14/b, u ndëshkuan me masë administrative 10.000 lekë të rinj secili, pronarët e mjeteve lundruese, shtetasit G. Zh., 35 vjeç dhe A. H., 45 vjeç, të dy banues në Sarandë.

Gjithashtu u bë bllokimi i mjeteve lundruese me të cilët shtetasit G. Zh. dhe A. H. kryen manovra të rrezikshme. Gjithashtu u bllokua një tjetër mjet lundrues, në pronësi të shtetasit A. H., për mungesë dokumentacioni.

Policia Kufitare është e angazhuar për të krijuar një ambient sa më të sigurt dhe të qetë për pushuesit. Për çdo rast të mosrespektimit të zonave të kufizuara me bova dhe për çdolloj paligjshmërie tjetër, mund të denonconi në aplikacionin Komisariati Dixhital ose të telefononi në numrin pa pagesë 112, duke iu garantuar anonimatin, reagim të shpejtë dhe profesional.