Fabrika për asgjësimin dhe riciklimin e kafshëve të ngordhura në Kosovë nuk funksionon dhe rreziku për përhapjen e ndonjë sëmundjeje të mundshme është potencial, thonë nga Oda e Veterinerëve të Kosovës.
Mijëra shpezë dhe kafshë raportohet të kenë ngordhur ditëve të fundit, si pasojë e përmbytjeve që kanë përfshirë disa zona të Kosovës.
Vetëm në një fermë në Komunën e Skenderajt, nga 19 janari, kanë ngordhur mbi 12.000 pula.
Pronari i saj, Liridon Geci, thotë se ato do të groposen më 25 janar.
Sipas tij, groposja më herët e tyre ka qenë e pamundur, për shkak të nivelit të lartë të ujit dhe baltës brenda në fermë.
Geci thotë se nxjerra e tyre nga ferma dhe më pas groposja do të bëhen në bashkëpunim me zyrtarët komunalë, të cilët kanë caktuar një “lokacion të përshtatshëm” për groposje.
Valon Haliti, udhëheqës i Drejtorisë së Inspektoratit Komunal në Skenderaj, konfirmon për REL-in se komuna ka vendosur që groposja e këtyre pulave të bëhet në fshatin Kotor.
Kotori gjendet në magjistralen Pejë-Mitrovicë, rreth tetë kilometra në veriperëndim të Skenderajt.
“Ky fshat është kodrino-malor dhe nuk ka afër vendbanime dhe puse të ujit”, shpjegon Haliti.
Përveç Skenderajt, zona të tjera të goditura rëndë nga vërshimet, kanë qenë Mitrovica e Veriut, Istogu dhe Klina.
Me gjithë interesimin e REL-it për numrin e shpezëve dhe kafshëve të ngordhura në këto komuna, zyrtarët e tyre nuk u përgjigjën.
Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës e Kosovës njoftoi se gjatë vërshimeve të 19-20 janarit kishte dëme të mëdha – mes të cilave dhe shpezë e kafshë të ngordhura – por nuk dha ndonjë shifër të saktë.
REL pyeti Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural për humbjet në shpezë dhe kafshë, por nuk mori përgjigje.
Në deklaratën e kësaj ministrie thuhet vetëm se komunat vendosin për lokacionin e groposjes së këtyre mbetjeve.
“Përderisa fabrika për asgjësimin dhe riciklimin e kafshëve të ngordhura dhe mbetjeve shtazore nuk është në funksion, komunat respektive i caktojnë lokacionet për groposjen e kafshëve [të ngordhura]”, thuhet në deklaratë.
Aty, po ashtu, theksohet rëndësia e asgjësimit të shpezëve dhe kafshëve të ngordhura nën mbikëqyrjen e inspektorëve veterinarë, në mënyrë që, siç thuhet, të garantohet një asgjësim i sigurt, për mbrojtje të shëndetit veterinar dhe atij publik.
Udhëheqësi i Odës së Veterinerëve të Kosovës, Xhevdet Krasniqi, thotë se autoritetet kompetente duhet t’i trajtojnë në mënyrë të sigurt mbetjet shtazore, sepse, në të kundërtën, ka rrezik potencial për përhapjen e sëmundjeve te njerëzit dhe kafshët.
“Pas vërshimeve të fundit, rreziku është i madh për përhapjen e ndonjë sëmundjeje. Kosova duhet të ketë fabrikë për asgjësimin e mbetjeve shtazore”, thotë ai.
Fabrikë ka, por jofunksionale
Në Drenas është ndërtuar impianti për trajtimin e mbetjeve shtazore qysh në vitin 2019, por ai nuk është në funksion.
Në një raport të Zyrës Kombëtare të Auditimit, të publikuar në vitin 2021, është thënë se impiantit i mungojnë ende disa pajisje, përfshirë: gjeneratorin elektrik dhe tankun për deponimin e gazit natyror.
Ky projekt është realizuar nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë e Kosovës (AUV), në bashkëfinancim me Zyrën e Komisionit Evropian, dhe ka arritur vlerën e 7.7 milionë eurove. Se kur do të vihet në funksion, nuk është e qartë.
Si duhet të trajtohen mbetjet shtazore?
Operimi i kësaj fabrike është i domosdoshëm, jo vetëm në rastet e fatkeqësive natyrore kur mund të ngordhin kafshë, por edhe në përditshmëri, thotë Skënder Muji, ligjërues i Lëndës Higjiena dhe Mirëqenia e Kafshëve në Fakultetin e Bujqësisë në Universitetin e Prishtinës.
Në mungesë të kësaj fabrike, ai thotë se mbetjet shtazore duhet të groposen në lokacione të përshtatshme, që nuk ndikojnë në ndotjen e tokës, ujit dhe ajrit.
“Mënyra më ekologjike është groposja e tyre. Ne i quajmë gropa/varreza, të cilat hapen në një thellësi deri në tre metra në vise të larta gurore, e ku ujërat nëntokësore janë shumë larg… Të gjitha kufomat në këtë gropë duhet të mbulohen me sasi të mëdha të dheut, në mënyrë që të mos ketë mundësi t’i nxjerrin qentë ose mishngrënësit e tjerë”, shpjegon Muji për Radion Evropa e Lirë.
Megjithatë, trajtimi dhe menaxhimi i mbeturinave mbetet sfidë në përgjithësi, pasi në shumë komuna të Kosovës nuk ka kategorizim dhe klasifikim të tyre.
“Në mungesë të ndarjes së veçantë, mbetjet shtazore hidhen bashkë me të tjerat, pa u kategorizuar sipas rrezikut që mund të paraqesin në kontaminimin e tokës dhe ujit”, është thënë në raportin e Zyrës Kombëtare të Auditimit, të vitit 2021. /rel/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBanesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
“Armën e kisha përpara”, i akuzuari Andi Pajaziti rrëfen detajet për vrasjen në “Bon Vivant”
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Krasniqi thotë se asnjëherë s’ia ndaloi KFOR-i shkuarjen në veri
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
"Firmosëm shkresën serbe", dëshmitë e dy shqiptarëve që u dëbuan nga Serbia
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova