LAJMI I FUNDIT:

Rreziku i lartë nga vendosja e këmbëve në pjesën e përparme të veturës (Video)

Rreziku i lartë nga vendosja e këmbëve në pjesën e përparme të veturës (Video)

Audra Tatum nga Georgia e Shteteve të Bashkuara, e kishte shprehi të keqe të vendoste këmbët në pjesën e përparme të veturës, sa herë që udhëtonte.

Nëna e dy fëmijëve e ka pësuar keq para dy vitesh kur Ford Fusion bëri ndeshje dhe ajo u lëndua rëndë shkaku i hapjes së jastëkëve me ajër, transmeton Telegrafi.

“Air bagët hapen me shpejtësi prej 160 deri në 320 kilometra në orë, duke përplasur këmbët për trupi me shpejtësi enorme. Kjo mund të shkaktojë edhe shqyerjen e kapakëve të syve”, thuhet në raport lidhur me rastin.


Derisa të pranishmit janë larguar të palënduar, Tatumit i është thyer hunda, këmba, nyja dhe krahu, duke ia pamundësuar lëvizjen për mbi një muaj.

Me anë të pamjeve që mund t’i shihni më poshtë, ajo kërkon që në asnjë mënyrë të mos vendosen këmbët ashtu siç ka bërë ajo. /Telegrafi/