Mbase pajisjet elektronike lehtësojnë jetën e njeriut, por sipas studime te kryera puna e gjatë para kompjuterit dhe pajisjeve tjera elektronike, ekranet e të cilave emetojnë dritë të kaltër, mund të shkaktojnë dëmtime afatgjate të shikimit dhe pagjumësi.
Rezultatet e disa studimeve britanike kanë nxjerrë në pah se gjashtë nga dhjetë persona të moshuar nuk flenë mjaftueshëm si rezultat i shfrytëzimit të pajisjeve elektronike.
Autorët e studimit thonë se kjo është jashtëzakonisht shqetësuese. Gjumi i pamjaftueshëm, nën shtatë orë në ditë te të moshuarit, shton gjasat për obezitet, sulme në zemër, diabet dhe kancer.
“Drita e kaltër e pajisjeve nxit prodhimin e melatoninës, një hormon i cili ndikon në gjumë, ndaj është e rëndësishme t’i shmangni ato para fjetjes”, thotë Richard Wiseman nga Unvierstieti Hertfordshire.
Ndërkohë, specialisti i syve Andy Hepëorth thotë se “rrezet blu-violet janë shumë të rrezikshme dhe toksike për syrin” dhe shton se dëmtimi është edhe më i madh nëse ju shikoni pa mbyllur sytë shpesh dhe pa u shkëputur kohë pas kohe nga ekrani. “Brenda një periudhe të gjatë kohore kjo mund të dëmtojë sytë tuaj”, thotë ai.
“Edhe pse nuk e dimë nëse ekziston një lidhje e e drejtpërdrejt në mes të problemeve me shikimin, ka dëshmi të mjaftueshme laboratorike për efektin e tyre të dëmshëm”, shton Hepworth.
Hulumtimi ka treguar se madje gjysma e të rriturve të cilët kalojnë rreth shtatë orë në ditë duke shikuar në ekrane, fillojnë të ndjehen të shqetësuar kur janë larg pajisjeve elektronike, për shembull nga telefonat e mençur.
Ekspertët thonë se këshilla është shumë e thjeshtë – rregullisht bëni pushime kurdo që keni punë me kompjuterin ose pajisjet tjera elektronike. Më herët një studim trevjeçar japonez kishte përcjellë 25 mijë persona dhe kishte treguar se qëndrimi para kompjuterit më shumë se pesë orë në ditë shton dukshëm rrezikun e vuajtjes nga depresionit.
“Rezultatet tregojnë se me qëllim të parandalimit të çrregullimeve mentale dhe çrregullimeve të gjumit, është mirë të kufizohet përdorimi i kompjuterit në më pak se pesë orë në ditë”, është shprehur lideri i studimit, Tetsuya Nakazawa.
/Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Në Spanjë e quajnë performancë mediokër referimin e Soto Grados - "ai shpiku një penallti"
Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi
KQZ tregon kur do të dihen rezultatet nga votat e diasporës
"Merrini izraelitët në Alaskë dhe Grenlandë", zyrtari saudit tallet me Trumpin dhe Netanyahun
Liqeni nëntokësor në Leskovik, Tare tregon çfarë bënë çekët për zbulimin e tij
Deco refuzoi rikthimin e ish-lojtarit të Barcelonës në formë huazimi