Rreth 800 gjoba janë shqiptuar për gjashtë muaj nga Inspektorati i Punës.
Shkelësit më të mëdhenj të ligjit janë sektori i ndërtimtarisë dhe i marketeve. Shkëputje e kontratës, mos kompensim i orëve jashtë orarit e gjatë festave, mungesë e sigurisë e shëndetit në punë, këto janë disa nga shkeljet e të drejtave të punëtorit që janë evidentuar në këto sektore të ndëshkuara nga Inspektorati.
Kryeinspektori i Punës, Hekuran Nikçi në intervistën për KosovaPress, thotë se nga janari deri në qershor kanë realizuar mbi 5900 inspektime. Po ashtu, deklaron se gjatë këtij viti ka vdekur një person në vend të punës si pasojë e kushteve të punës.
Ai thotë se mbikëqyrja e zbatimit të ligjeve ka për qëllim vetëdijesimin e subjekteve.
“Për periudhën janar-qershor të këtij viti, Inspektorati i Punës ka realizuar në total 5960 inspektime, apo 2285 inspektime më shumë inspektime se sa në vitin 2023. Dhe përgjatë kësaj periudhe janar-qershor, të këtij viti ka shqiptuar 787 masa ndëshkimore apo gjoba, që i bie 385 masa ndëshkimore më shumë se vitin e kaluar, vitin 2023. Masat ndëshkimore siç edhe e dini shqiptohen në subjekte juridike të cilat shkelin dispozitat ligjore të Ligjit për Siguri dhe Shëndet në Punë, Ligjit të Punës dhe çdo ligj tjetër që mbikëqyrim zbatimin e tij”, deklaron Nikçi.
Gjatë monitorimit të zbatimit të legjislacionit nga fusha e marrëdhënies së punës, si dhe sigurisë dhe shëndetit në punë, Nikçi shton sektori më i ndëshkuar është i ndërtimtarisë dhe i marketeve.
“Subjektet që janë ndëshkuar më së shumti nga këto masa ndëshkimore, 787 që i potencova, është sektori privat dhe është sektori i marketeve, sektori i prodhimit dhe sektori i taksive. Këto janë sektorët që për këtë periudhë, janar-qershor të këtij viti nga këto masa që i kemi shqiptuar janë të ndëshkuara më së shumti”, thekson Nikçi.
Shkëputje e kontratës, mos kompensim i orëve jashtë orarit e gjatë festave, mungesë e sigurisë e shëndetit në punë, këto janë disa nga shkeljet që liston Nikçi nga inspektimet që janë bërë gjatë gjashtë muajve.
“Në sektorin privat, në sektorin e rrjeteve të marketeve, të prodhimit, të gastronomisë, shkeljet më të mëdha janë shkeljet nga marrëdhënia e punës. Shkëputje e kontratës së njëanshme, moskompensim i orëve jashtë orarit, moskompensim i orëve gjatë festave, moslejim në qasje të pushimit vjetor, të lehonisë e kështu me radhë…Sa i përket sektorit të ndërtimtarisë edhe në këtë sektor ka shkelje të të drejtave të punëtorëve nga marrëdhënie e punës po sigurisht edhe nga siguria dhe shëndeti në punë. Dua t’iu njoftoj që për kundër nga viti i kaluar që kemi pasur 11 vdekje në vendin e punës si pasojë e kushteve të punës, këtë vit deri në këtë moment sa po flasim kemi të regjistruar një vdekje në vendin e punës si pasojë e kushteve të punës”, shprehet ai.
Kryeinspektori i Punës, Hekuran Nikçi thotë se është trefishuar numri i inspektimeve dhe i prezencës së tyre në terren.
“Numri aktual i inspektorëve është i kënaqshëm. Do të thotë duhet t’iu kujtojmë se në vitin 2022, kemi pasur një numër tejet të vogël të inspektorëve, por në pjesën e dytë të vitit 2022 dhe përgjatë vitit 2023, përmes shpalljeve publike, rekrutimeve, ne kemi arritur të rekrutojmë 40 inspektorë të punës. Aktualisht numrin e përgjithshëm të inspektorëve e kemi mbi 60 dhe me këtë numër të inspektorëve, me këtë dyfishim të numrit të inspektorëve sa ka qenë më herët, ne kemi arritur të trefishojmë edhe numrin e inspektimeve dhe ta trefishojmë edhe prezencën tonë në terren në vizita fizike te subjektet që i mbikëqyrim në zbatimin e ligjeve por synimi përfundimtar është që të rekrutojmë, numrin e përgjithshëm të inspektorëve ta rrisim në 120 inspektorë të punës”, thekson ai.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame